Në Mesxhidul Haram ka ndodhur një incident i pazakontë.
Në kohën e namazit të drekës, kur imami filloi me farzin e drekës, përnjëherë nga shpina e tij erdhi një njeri i cili mori mikrofonin dhe filloi të bërtas dhe të thotë se ai është Mehdiu i pritur (Mehdiu është njeriu i cili me lejen e Zotit do të dal para Ditës së Gjykimit dhe myslimanët do t’i dërgojë drejt fitores. Allahu i Madhërishëm do t’i dhuroj cilësitë e liderit të vërtetë, do ta udhëzoj dhe do ta bëj udhëheqës të myslimanëve).
Mirëpo policia ka reaguar me kohë dhe ka arrestuar personin që bëri incidentin në fjalë, njofton “saff”.
Fjala është për një egjiptian tridhjetëvjeçar. Pas arrestimit të “Mehdiut” besimtarët vazhduan me namazin e drekës.