Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ata janë pjesë e jona Tue 20 Apr 2010 - 23:47 | |
| A e mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe prindërit tuaj i gjenit pranë çdo çast, kur hodhët hapin e parë , kur mësuat fjalën e parë , “mama” ose “baba”? Në fëmijërinë e hershme, prindërit tanë ishin pjesë e rëndësishme e botës sonë , saqë ne nuk e imagjinonim dot jetën pa ta. Tani jemi rritur, të aftë të kuptojmë dhe të sigurojmë jetën tonë.Pamvarësisht se krahët tanë janë të fuqishëm për të përballur jetën, nuk duhet t`i harrojmë prindërit tanë , që me dashuri , mund e durim na sollën deri në këtë pikë.Disa prej tyre gezojnë shëndet të mirë e mednje të shëndoshë, kurse disa të tjerë lëngojnë në trupin , mëndjet e shtresuar e të lodhur.
Çfarë bëjmë ne kur kemi prindër të moshuar, që janë të brishtë në shëndet, të dëshpëruar, të vetmuar dhe dnoshta ndiejnë dhembje në pjesën më të madhe të kohës?Kush u jep atyre kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë kur kanë nevojë? Cila është frika dhe gëzimi i tyre? A kanë rëndësi për ne ndjenjat e tyre? Mos kanë shkuar dëm gjithë ato vite përkujdesje , dashurie e edukimi që na kanë dhënë? A mos vallë jemi lodhur e ndihemi mosmirënjohës ndaj bekimeve të Allahut? Sa e falemenderojmë Zotin që na ka dërguar mëshirë me prindërit tanë, kur kemi qenë të vegjël e kemi patur më tepër nevojë? Ata ishin krahët e ngrohtë që nuk përtonin të na pushtonin në krahëror me mëshirë e dashuri, në netët e vona pa gjumë ; ishin duart bujare që rendnin pa përtim të na shuanin etjen dhe urinë; ishin ilaçi më i mirë, kur me dorën e tyre na ledhatonin trupin, që dridhej nga ethet. Ata janë prindërit tanë.
Duhet ta qartësojmë qëllimin në zemrën tonë .Ai është qëllimi më i lartë , më i bukur e më i dobishëm, arritja e kënaqësisë së Allahut. Në këtë jetë të mbushur me gjithçka që na duhet , prindërit janë një prej begative të panumërta . I kemi kaq pranë dhe nuk dimë të shijojmë ëmbëlsinë e “frutit” që na dhurojnë , pa kërkuar asnjë shpërblim. Ne , si besimtarë , duhet t`i përmbahemi fjalës së Krijuesit tonë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër për veç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve . Nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë pranë kujdesit tënd, atherë mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po u thuaj fjalë të mira, të buta. Dhe në shenjë mënjë mëshirë, shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata të dy , sikurse me edukuan mua kur isha i vogël . “Nuk është vonë të mësojmë të duam prindërit tanë e të shijojmë shoqërinë e tyre të përkohshme . Ata kanë qenë “miqtë” e parë në jetën tonë, prandaj le ta ripërtrijmë këtë miqësi! | |
|