Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Byrek me spinaq | |
Përbërësit: Miell· 3 gota uji, ujë 300 gram· Spinaq 1kg1 kokër vezë· 100 gram djath· Vaj ½ filxhan caji· Kripë dhe piper
Pregatitja:
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë.ër 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, mgjithëse kjo varet nga lagështia e miellit, duke e përzier nga mesi, zihet një brumë I fortë I cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojëelasticitet.
Nga çdo kulaç petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisehste dhe vendoset 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj happen petët e zakonshme.Spinaqi përmbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, biber dhe shtrohet në petë.
Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e pëtëve, duke I spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë.Anët mbështillen nga Brenda.Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqt.Pjekja këshillohet të bëhet në një temperaturë mesatare, jo tepër të lartë.
| |
|