Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Jani Berati me spinaq (Kuzhina) | |
Përbërësit:
- 1kg gjoks viçi,
- 1kg spinaq,
- 2 kokë qepë,
- 4 qepë të njoma,
- 1 lugë miell,
- 1 lugë erëza të përziera,
- 1lugë piper i kuq,
- kripë dhe piper i zi.
Pregatitja:Mishin e presim në kube sikur për gullash dhe e ziejmë në tenxhere me ujë, të mbuluar në kapak. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj, pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë spinaqin e prerë në copë të imëta dhe qepën e njomë të grirë. Hedhim kripë, një lugë erëza të përziera, piper të zi, piper të kuq dhe një lugë miell. Në tigan e shtojmë mishin e zier, bashkë me ujin. E lëmë të ziejë edhe një kohë të shkurtër. Janinë e Beratit me spinaq e nxjerrum nga tigani dhe e vëmë në enë të thellë. Serviret në teperaturë prej 16 deri në 18 gradë. | |
|