Pulë e mbushurPër 4-5 persona nevoiten: -Pulë e plotë,
-200 gr hudhër të shtypur me xhenxhefil,
-400 gr qepë të shtypur
-400 gr kos,
-100 gr piper kokërr, fara të thara shege, speca të kuq.
Për mbsuhjen nevoiten:
-500 gr mish pule pa kocka,
-50 gr speca të grirë hollë,
-100 gr xhenxhefil, hudhër të grirë,
100 gr qepë të grirë hollë.
Pregatitja
Zieni mishin e pulës pa kocka dhe coptojeni. Trazojeni me përbërësit e mbushjes dhe mbusheni të gjithë pulën e madhe me të. Trazoni në një tigan të gjithë përbërësit e tjerë, përveç kosit dhe qepës së shtypur dhe thajini ato. Në një tenxhere , nxehni 800 nl vaj. Zhysni pulën e mbushur dhe lëreni të skuqet . Shtojeni pulës qepën e shtypur dhe kosin. Pas 2-3 minutash, shtoni përbërësit e tharë. Lërëni në zjarr të ulët për 90 minuta dhe duke i trazuar herë pas here. Pula është gati për t`u servirur.