Përbërësit për katër persona:
1 pulë
500 gr kërpudha
2 thelpinj hudhër
1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
20 gr gjalpë
Miell
Një gotë lëng mishi
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastroni, lani dhe prisni kërpudhat. Prisni pulën në copa dhe lyejini me miell. Në një tigan, hidhni gjalpin, vajin, hudhrën dhe më pas shtojini copat e pulës. Lërini deri sa të marrin një sipërfaqe kafe të zbehtë. Pas minutave të para të skuqjes, uleni zjarrin në minimum. Hidhni kripë dhe piper. Hiqeni pulën duke u kujdesur që të qëndrojë e ngrohtë. Në një tigan tjetër, hidhni kërpudhat, shtojuni kripë dhe piper dhe lërini të skuqen duke u shtuar pak lëng mishi e duke i mbuluar me kapak. Përziejini me pulën dhe lërini në zjarr edhe për 15 minuta të tjera.
Ju befte mire.......