Dialog me një prift në xhami Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë”. (Ankebut, 46) Nga: Xhasim Al-MutawaËshtë të biseduarit dhe dialogu konstruktiv ato që e zbulojnë mentalitetin e dikujt, kulturën e tij dhe besimin. Për këtë, dialogu konsiderohet si karta e identitetit të njeriut.
Në emisionin e kaluar, ne kishim të ftuar një prift dhe dialogu dhe biseda jonë u zhvillua brenda ambjenteve të ki ë ambjentet e xhamisë. Me këtë, ne sjellim në kujtesë ditët kur vetë idërguari i Zotit a.s, ftonte të krishterët brenda xhamisë dhe diskutonte dhe dialogonte me ta.
Thotë i dërguari i Zotit a.s:"Kushdo që sillet padrejtësisht me një (ithtar të librit) që i është premtuar siguri, e nënçmon, e obligon me gjëra që nuk i përballon dot, ose i merr diçka pa pëlqimin e tij, unë do jem kundërshtari i tij Ditën e Kijametit."
Pra, një musliman do të jetë kundërshtar i Profetit a.s, për shkak se i ka hyrë në hak një të krishteri. Thotë Profeti a.s në një hadith tjetër:"Kush lëndon një dhimij (banorë nga ithtarët e librit që jetojnë në një shtet musliman) më ka lënduar mua dhe kush më ka lënduar mua ka lënduar vetë Zotin." Të gjithë këto tekste, ekzistojnë në Sheriatin islam. Ato orientojnë dhe udhëzojnë muslimanët mbi mënyrën si të sillen me ithtarët e librit. Kush lëndon një banor të krishter që është nënshtetas i shtetit musliman, sikur e ka lënduar vetë Profetin a.s. Lëndimi këtu mund të jetë me fjalë fyese, sharje, diskriminim, tallje etj... Kushdo që e lëndon një person të tillë, t'a dijë se ka lënduar Profetin a.s dhe kushë ndon Profetin a.s sikur ka lënduar Zotin.
I ftuari i emisionit të sotëm, do të jetë sërish ati Abraham Seruxh, të cilit i urojmë mirëseardhjen në mesin tonë.
At Abraham Seruxh:"Para se të flas mbi tolerancën e muslimanëve me të krishterët, duke të citoj një libër që flet mbi këtë fakt. Titulli i këtij libri është "Toleranca mes lindjes dhe perëndimit". Hyrjen e librit e ka bërë ati Selim Halil, ku ndër të tjera thotë:"Fjala tolerancë nuk ekziston fare ne fjalorin e arabishtes. Aty
gjen vetëm vrasje, ekzekutime, kamzhikë etj..."
Unë e ndjej të rëndësishme të pohoj se fjalë të tilla, edhe pse janë shkruar në anglisht, janë të padrejta dhe të pavërteta. Kushdo që hap Fjalorin Arab të Ibnu Menndhurit, do e gjejë menjëherë fjalën tolerancë,
si folje dhe emër.
Por le t'i kthehemi profetit Muhamed, i cili edhe pse ishte keqtrajtuar nga kurejshët, me t'i shtënë në dorë ditën që mori Meken, u tha:"Çfarë mendoni se do bëj me ju?"
Ata iu përgjigjën:"Ti je fisnik dhe bir i një fisniku."Profeti Muhamed u tha:"Shkoni se jeni të lirë." Edhe gjatë lëvizjeve të tij, shpesh herë e gjejmë të rrethuar nga të krishterët si Veraka ibnu Neufel, murgu Behira dhe një tjetër që e kuroi kur ishte sëmurë në vegjëli.Toleranca vërehet edhe gjatë invazioneve islame. Të krishterët u uronin mirëseardhjen arabëve çlirimtarë, si të ishin vëllezër.
Historianët pohojnë se muslimanët ishin më tolerantë me të krishterët se vetë bizantët. Vetë termi dhimmij dhe dispozitat që praktikoheshin për të krishterët nën shtetin islam, ishin tregues i tolerancës së
muslimanëve."
Prof. Xhasim El-mutava:"At i nderuar! Unë të uroj mirëseardhjen në këtë xhami, e cila është një nga shtëpitë e Zotit në tokë."
At Abraham Seruxh:"Unë ndihem i lumtur dhe i gëzuar që gjendem mes jush, gjë e cila më kujton thënien e profetit Daud:"Jam gëzuar me ata që më ftuan në shtëpinë e perëndisë, të Zotit tonë. Ne po shkojmë drejt tokave të tuaj o Orshelim."
Prof. Xhasim El-mutava:"Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj mbi një ndodhi në kohën e profetit Muhamed a.s, ku një delegacion të krishterësh nga Nexhrani, erdhën në Medine. Ata donin të dinin më shumë rreth islamit, kështu kishin marrë rrugën për t'u takuar dhe për t'u interesuar tek vetë Profeti a.s. Pasi e pyetën Profetin a.s dhe ai u përgjigj, hyri koha e lutjeve të tyre. Ata shprehën dëshirën të falen në xhami, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi tek disa muslimanë. Por Profeti a.s u tha:"I lini të falen, i lini të falen këtu në xhami!" Atëherë, të krishterët u drejtuan nga lindja dhe filluan lutjet e tyre.
Unë dua t'ju pyes: Si është e mundur që ky delegacion nga të krishterët e Nexhranit, u falën në xhami?!"
At Abraham Seruxh:"Në emsionin e kaluar, ju përmendët faktin se ne të krishterët duhet të lutemi shtatë herë në ditë. Lutja që bënë të krishterët e Nexhranit në xhami, ishte ajo e perëndimit të diellit për të cilën flet edhe psalmi i 140-të. Ky psalm fillon me fjalët:"I bekuar je ti o Zoti im. Ti je madhështor ...." Ne e përshkruajmë Zotin si sunduesin e gjithësisë dhe ky psalm u bën thirrje krijesave që të marrin pjesë në madhërimin e Zotit të lartë. Ashtu siç këndohet dhe lutja më e vjetër e cila i dedikohet Jezusit dhe që fillon
me fjalët:"O dritë lavdiplotë..."
Prof. Xhasim El-mutava:"Një lutje e juaja, sa kohë u merr?"
At Abraham Seruxh:"Murgjërit, mund t'a kalojnë të gjithë natën duke u lutur sipas psalmeve. Kurse në qytete, lutja e perëndimit mund të zgjasë nga gjysmë ore deri në treçerek ore. Psalmet që lexohen janë ato të Davidit të cilat përbëjnë shtyllën e lutjes. Veç tyre, ne lexojmë dhe këndojmë këngë të ndryshme të shenjtëve dhe të perëndisë së botrave.
Prof. Xhasim El-mutava:"Në një transmetim, thuhet se të krishterët e Nexhranit kur filluan të luteshin në xhaminë e Profetit, u drejtuan nga lindja. Përse drejtoheni nga lindja?"
At Abraham Seruxh:"Të gjithë krijesat janë fëmijët e Zotit dhe se më i miri tek Zoti është më i devotshmi. Përsa i përket drejtimit, ne vazhdojmë të drejtohemi nga lindja. Kjo, pasi vetë Jezusi erdhi nga ana e lindjes, andej nga lind dielli. Ai ishte drita që erdhi nga lindja. Çdo lutje ne ia drejtojmë Jezusit, kurse ai ia drejton lutjet tona atit të tij."
Prof. Xhasim El-mutava:"Ne ju falenderojmë nga zemra at i nderuar për këtë bisedë që zhvilluam në xhami dhe për informacionet e dhëna në lidhje mbi të krishterët e Nexhranit."
At Abraham Seruxh:"Edhe unë e falenderoj Zotin i cili na bashkoi me dritën e Tij, për të cilën thotë:"Allahu është drita e qiejve dhe e tokës". Ne do vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë të përbashkët për lartësimin dhe madhërimn e emrit të Zotit të botrave."
Prof. Xhasim El-mutava:"Të krishterët që erdhën në Medine nga Nexhrani, i kërkuan Profetit a.s të dërgojë një nga muslimanët tek populli i tyre me qëllim që t'ju mësojë islamin. Profeti a.s zgjodhi Ebu Ubejde ibnu Xherrahun, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ai u tha të krishterëve:"Do u jap me vete të besueshmin e këtij umeti." Dhe enisi bashkë me ta për në Nexhra.Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:" "(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz. Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët." (Al Imran, 113-114)
Thotë Profeti a.s:"Kush vret një dhimmij, nuk do e ndjejë aromën e xhenetit, edhe pse aroma e tij ndihet dyzet vite larg."
Profeti Muhamed a.s na porosit neve dhe të gjithë muslimanët, që të mos cënojmë të drejtat e ithtarëve të librit që jetojnë nën pushtetin musliman. Nuk i lejohet një muslimani të vrasë një ithtar të librit, përderisa ai ka hyrë në tokat islame në bazë të një marrëveshjeje. Përderisa ai ka hyrë me pëlqimin e autoriteteve dhe nën mbrojtjen e tyre, ne duhet t'a respektojmë këtë marrëveshje. Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:"Kush shan ose ofendon një të krishter, ose hebre, hyn në zjarr."
Muslimanit i ndalohet të shajë një të krishter ose hebre, të tallet me të, t'a ofendojë ose t'i thotë diçka që e lëndon.Në këtë hadith, garantohen të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve.Gjithësesi, këto hadithe dhe tekste vlejnë për ata që respektojnë marrëveshjet dhe paqen. Prandaj, duhen dalluar personat që sulmojnë
tokat tona dhe personat që kanë hyrë në vendin tonë sipas marrëveshjeve me autoritetet përkatëse.
Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!
/ardhmeriaonline/