Në një xhami të madhe në Oslo u zhvillua mbrëmë një ceremoni përkujtimore për nder të dhjetëra viktimave nga sulmet terroriste të pak ditëve më parë në Oslo dhe në ishullin Utøya.
Ceremonia u organizua nga misioni botëror Islam në xhaminë e Åkebergveien në Oslo. Imami i xhamisë, Najeeb ur Rehman u shpreh se “incidenti tragjik terrorist i ka prekur të gjithë njerëzit dhe
ngushëllimet tona të thella shkojnë sidomos për të afërmit e viktimave.
Ai shtoi se të gjithë duhet të bashkohen për lutje për kohë të qeta.Në këtë program-sipas The Nordic Page” morën pjesë disa ministra, si ai i Jashtëm, Jonas Gahr Store, peshkopi Ole Christian Mælen Kvarme.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i kurorës Haakon, Ambasadori amerikan BarryWhite politike dhe këshilltar Cherrie Daniels, ambasadori i Turqisë Hayati Guven dhe ambasadori i Sllovakisë. /Start/