27 JULY 2012
Viktimat e para shqiptare në Damask
Nga bombardimet e forcave qeveritare në Damask merret vesh se kanë rënë viktimat e para të arnautëve, banorë vendës me origjinë nga Kosova. Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bëjnë me dije se dje, me rastin e operacionit disaditësh të "pastrimet e qytetit prej terroristeve", ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet "Lagjja e arnautëve", raporton koha.
Me këtë rast ranë dhjetëra të vrarë e të plagosure, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva), e Behlul Arnauti (me origjinë nga Kalishani). Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së ushtrisë siriane prej kësaj pjese të Damaskut./Indeksonline/kohaislame