Gruaja e presidentit Sirian Bashar al-Asad dhe fëmijët e tij kanë bërë një paraqitje të rrallë publike në Damask, ku morën pjesë për "mbledhje fondesh" për nënat e ushtarëve të vrarë në konfliktin dy-vjeçar.
Zyra e presidentit tha se Asma al-Assad, tre fëmijët e saj, si dhe kushërinjtë e tyre "morën pjesë të shtunën në një ngjarje bamirësie në Damask".
Gruaja e Bashar Al Asad, e cila ka lindur dhe është shkolluar në Britani, është parë shumë rrallë në publik, dhe aq më pak tre fëmijët e saj - dy djemtë dhe vajza.
Në qershor të vitit të kaluar, Rusia hodhi poshtë "thashethemet" në internet se ajo kishte marrë strehim në Rusi për shkak të dhunës së përshkallëzuar.
Në janar, nëna al-Asad, Anisa Makhluf, e la vendin duke shkuar në Dubai, për t'u bashkuar me vajzën e saj Bushra.
Burri i Bushras, gjenerali Assef Shawkat, zëvendës shefi i shtabit të ushtrisë, u vra së bashku me tre zyrtarë të lartë sirianë në korrik.
/mesazhi/