Kreu autoritar i Taxhikistanit ka miratuar ligjin i cili u ndalon hyrjen dhe lutjet të miturve në xhamia, derisa qeveria e tij laike tenton të reduktoj ndikimin në rritje të Islamit në këtë vend të Azisë Qendrore
Presidenti Emomali Rakhmon të mërkurën nënshkroi një ligj, megjithë kundërshtimit të zëshëm të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe partisë opozitare të kthimit, bënë të ditur AP.
Ligji gjithashtu kërkon që personat nën 18 vjeç t’i vijojnë mësimet në shkollat laike, duke u mohuar nxënësve t’i ndjekin shkollat fetare, të cilat autoritetet i konsiderojnë si tokë pjellore për përhapjen e
islamizmit.
Vendi i varfër, me shumicë muslimane sunite, ndan kufirin e gjatë me Afganistanin.
Në vitin 1990 është shkatërruar nga lufta civile mes forcave qeveritare dhe aleancës së dobët të islamistëve dhe demokratëve.