Një grup të rinjsh më 6 gusht kanë organizuar një iftar para një hoteli luksoz në shenjë proteste për organizmin e iftareve të shtrenjta në këtë hotel.
Shkrimtarët Ihsan Eliacik, Murat Mentes, Hidajet Sefkatli Tuksal, si dhe Emine Erdogan dhe Aktoiri Ulvi Alacakaptan, ishin mes pjesëmarrësve.
Në këtë protestë merrnin pjesë edhe aktorë të tjerë, gazetarë, aktivist, emigrant afrikan, fëmijë nga rruga etj. Të gjithë këta kishin marrë ushqim të cilin e hëngrën bashkërisht në iftar. Pas iftarit të pranishmëve iu drejtua Ihsan Eliacik:
“E përfundojmë agjërimin tonë me këtë ushqim të vendosur në rrugë para këtyre ndërtesave të arrogancës. Kjo është e ngjashme me sofrat e Isait a.s dhe të Dërguarit tonë Muhamedit a.s. Për fat të keq, në vendin tonë iftaret janë bërë argëtim i të pasurve, dhe mu për këtë jemi këtu për t’i dërguar mesazhin të gjithë njerëzve. ky projekt është i pari i kësaj natyre në Turqi, dhe shpresojmë se do të vazhdojë gjatë tërë ramazanit. Vëllezër dhe motra të nderuara, ne nuk kemi sponsor për iftarin tonë, asnjë pasanik nuk e ka financuar. Njerëzit dëshirojnë të japin mesazhin e tyre duke ndarë iftarin e tyre. shpresoj se ky mesazh do të përhapet dhe të gjithë do të veprojnë në këtë mënyrë”, deklaroi Ihsan.
Gjatë fjalimit të tij, Ihsan u ndal edhe në gjendjen e Somalisë: “Në këtë vend gati se 29 mijë fëmijë të moshës 5 vjeçare kanë vdekur nga uria gjatë tre muajve të fundit. Në Somali ka mbi një miliard njerëz të uritur. Uria dhe varfëria janë nga çështjet bazë të Kur’anit.”
I gjithë fjalimi i tij ishte i frymëzuar nga ajetet kur’anore dhe hadithet e Muhamedit a.s që na kujton qëllimin e vërtetë të ramazanit.
(Breziiri)