Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Ende e ndiej shijen e saj të ëmbël në gojën time | |
- Në spital qëndronte i shtrirë një njeri i moshuar i palëvizshëm. Çdo ditë, atë e vizitonte një djalosh i ri – ulej afër tij, e ushqente, e pastronte, e shëtiste në kopshtin e spitalit, e pastaj i ndihmonte sërish të shtrihej, dhe shkonte vetëm atëherë kur plakut më nuk i duhej asgjë ... Një ditë, gjatë kontrollit të përditshëm, infermierja e pyeti plakun: "Mashallah, a është ky djali juaj?" Ai e shikoi dhe tha në vete: "Eh, sikur të ishte një nga bijtë e mi", e pastaj tha: "Jo, jo.. nuk është djali im. Ky është një jetim nga lagjja në të cilën jetonim dikur. Një ditë e pashë se si qante pranë derës së xhamisë kur babai i tij vdiq, unë e mora, e ngushëllova dhe i bleva atij një karamele. Që atëherë, nuk është larguar nga unë – nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme që ai të mos më vizitonte mua dhe gruan time. Kur unë u sëmura, ai e mori gruan time në shtëpinë e tij, ndërsa mua më solli në spital për trajtim. Kur e pyeta: "Pse, biri im, po e përjeton gjithë këtë barrë me ne", Ai qeshi dhe më tha: "Ende e ndiej shijen e ëmbël të asaj karamele në gojën time." *** Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush e përkëdhel kokën e jetimit dhe nuk e bënë këtë vetëm se për hir të Allahut, do të ketë shpërblim për çdo qime floku që ka përkëdhelur me dorën e tij. Kush sillet mirë me jetimen apo jetimin që e ka nën përkujdesje, do të jemi së bashku në xhenet sikurse këta dy gishta”, duke bërë me shenjë gishtin tregues dhe atë të mesëm." (Ahmedi, Taberaniu, Bejhekiu):
| |
|