Filipinasit janë më të interesua për ta pranuar islamin për dallim nga të huajt tjerë në Arabinë Saudite dhe llogaritet se ata përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që kanë pranuar islamin që nga fillimi i muajit të
Ramazanit.
Al-Jazeera njofton se 113 emigrant kanë pranuar islamin në gjysmën e parë të Ramazanit në krahinën lindore Ihsa. Nga ky numër 68 janë nga Filipinet, 13 nga Sri Lanka, 10 indian, ndërsa të tjerët nga Kenia, Nepali dhe vendet tjera, thuhet në deklaratë.
“Filipinasit janë në krye të atyre që pranojnë islamin në Mbretëri, ata si dhe të tjerët në islam kalojnë në mënyrë vullnetare pa ndërhyrje nga anash”, thotë AbdulRahman El-Gagmayan, drejtorë i qendrës islamike në Ihsa.
(Breziiri)