Arabia Saudite ka shkurtuar numrin e haxhinjëve të cilët do të mund te shkojnë në haxhillëk këtë vit për shkak te punëve ndërtimore në zgjerimin e Mekës
Këtë vit, autoritetet saudite kanë vendosur që të përgjysmojnë numrin e haxhinjëve saudit, dhe për 20 për qind të atyre që vijnë nga vendet e treta, thotë Bandaj Hajjar.
"Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe i përkohshëm", citohet të ketë thënë ministri nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA
Afro 3.1 milionë haxhinjë kane shkuar ne haxhillëk vitin e kaluar, shumica prej te cilëve ishin nga vendet e treta të botës.
Ministri saudit thotë se zgjerimi i Xhamisë së Madhe në Mekë, do të shtohet për 400 mijë metra katrorë, që i bie të shtohet vend për të paktën 2.2 milionë njerëz.
Këtë vit haxhi mbahet në muajin tetor.