Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Prishtinë Protestojnë besimtarët myslimanë Sat 3 Sep 2011 - 8:56 | |
| Ata janë rrethuar nga forca të mëdha të policisë, të cilat po ruajnë ndërtesën e Qeverisë dhe atë të Parlamentit.
Pak para fillimit të faljes së Namazit, besimtarëve i është drejtuar një nga anëtarët e lëvizjes “Bashkohu”, të cilit nuk i është thënë emri.
Ai ka thënë se besimtarët dhe të gjithë të tjerët duhet t’i frikësohen Allahut.
“Qeveritarët duhet që t’i frikësohen Allahut, sepse Allahu është mbi ta dhe ata nuk duhet ta neglizhojnë atë”, ka thënë ai.
Fuad Ramiqi, kryetar i Lëvitjes “Bashkohu”, ka bërë apel tek të gjithë besimtarët që të këtë një protestë paqësore. Ai ka thënë se pavarësisht provokimeve besimtarët mos të reagojnë.
“Këtu ka civilë që kanë ardhur pikërisht për qëllime të caktuara, por ju lutem mos të bini pre e provokimeve të tyre”, citohet të këtë thënë Ramiqi, raporton “Express”.
Pas faljes së namazit, para objektit të Komunës së Prishtinës, Ramiqi ka marrë përsëri fjalën duke i dhënë përgjigje Isa Mustafës për deklaratën e tij se “myslimanët që kanë para mund ta blejnë edhe Grandin”.
Ramiqi ka thënë se Mustafa duhet të mendoj për qytetarët dhe se “myslimanët nuk kanë para sepse ato po i lënë në komunë”, transmeton “Express”.
Pas këtij fjalimi, protestuesit janë nisur në drejtim të objektit të Qeverisë tek teatri kombëtar, ku Ramiqi, siç transmeton “Zëri”, ka thënë: ‘Ose i plotësoni kushtet ose i bartni pasojat”. Ai ka shtuar se Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacolli duhet t’i mbajnë premtimet e tyre ose ta prishin koalicionin.
Para qeverisë, turma po kërkon plotësimin e dy kushteve tjera: mësim-besim në shkolla dhe bartjen e shamisë në shkolla. “IndeksOnline” shkruan se në tubimin tek Teatri Kombëtar ka folur edhe imami Shefqet Krasniqi, i cili ka thënë se nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në një vend ateist.
(Mesazhi) | |
|