Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bota islame Nisin dezertimet nga Qeveria siriane Sat 3 Sep 2011 - 9:02 | |
| Qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka pësuar dezertimin e parë të profilit të lartë gjatë pesë muajve protesta.
Avokati i përgjithshëm i qytetit Hama, në një video të postuar në YouTube, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj shtypjes së protestave për demokraci.
Adnan Muhamed al-Bakor po ashtu hodhi poshtë raportet e medieve siriane që flasin për rrëmbimin e tij.
Bakor tha se ka dhënë dorëheqje sepse forcat e sigurisë kanë vrarë 72 protestues të burgosur në Hama, para sulmit ushtarak të 1 korrikut.
Ai tha se 420 persona janë vrarë në sulm, ndërsa “shumica e tyre janë futur në varreza masive në parqet publike”. Bakor tha se do të japë detaje të tjera kur të jetë larguar nga Siria.
Në anën tjetër, forcat e sigurisë vazhdojnë të mbeten në qytetin Hama.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha se lideri sirian ka bërë “të paimagjinueshmen” në shtypjen e dhunshme të protestuesve. Ai po ashtu ka shprehur zhgënjimin që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka ndërmarrë veprime të fuqishme kundër Sirisë./koha/ | |
|