Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin Sun 4 Sep 2011 - 14:56 | |
| Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t’i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t’ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë: “Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!” Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:1. Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh? 2. Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij? 3. Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij? 4. Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka? 5. Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:1. Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); “...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,...” (Er-Ra'd:33) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!2. Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë”. (Et-Tegabun:17)3. Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do;4. Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët;5. Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: “Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah! Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë. | |
|