Ebu Salihu, i biri i motrës së Malik ibn Dinarit tregon: daja im, Malik ibn Dinari, kur të vinte nata, mbyllej në dhomë dhe tërë natën e kalonte në atë dhomë. Habiteshim, çka bënë daja jonë në këtë dhomë. Një natë u përvidha dhe hyra në këtë dhomë e u fsheha në disa qoshe të saja.
Pastaj hyri daja im e nuk më pa. E shtroi sexhaden e tij dhe dëshiroi të fillon të fal namaz. Mirëpo posa i ngriti duart për të marur tekbirin, qau dhe nuk mundej të ndalet duke qarë. Pasiqë u ndal pak u bë gati të mer tekbirin, mirëpo sërish nuk mundi nga të qarit e shumtë. Kështu vazhdoi deri në ezanin e sabahut. Kur thërriti ezani i sabahut e kapi mjekrrën e tij e tha: All-llahu im, kur të grumbullosh tërë njerëzit, privo këto thinja nga zjari i xhehenemit.
“Askush nga ju nuk beson (plotësisht) përderisa nuk dëshiron për vëllain e vet atë që e dëshiron për vetveten.”