Një
komunë spanjolle, ku myslimanët përbëjnë 40% të popullatës, ka ndaluar
lëshimin e ezanit. Perfekti i qytetit Salt, Jaume Torramade, vërtetoi
se gjatë mandatit të tij nuk do të mund të dëgjohet ezani. Ai akuzoi
emigrantët mysliman se vitet e fundit shkojnë drejt “radikalizmit”
Gjatë një interviste që kishte dhënë më herët, Torramade deklaroi se
“para disa viteve gratë marokene ishin më perëndimore, ndërsa tanimë nuk
janë të njëjtat.
Një numër të madh të grave myslimane në Salt i kanë kthyer imamët të
cilët ua tregojnë normat e veshjes dhe sjelljes. Gratë myslimane më parë
dinin të veshin xhinse, ndërsa tani i mbulojnë kokat.
(Breziiri)