Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ramazani në Spanjë Sat 13 Jul 2013 - 17:34 | |
| Spanja është ndër vendet evropiane me prezencën më të madhe të emigrantëve myslimanë, numri i të cilëve e kalon një milion. Për shkak të numrit kaq të lartë dhe për shkak të kontributit të tyre në vend, qeveria spanjolle u ka njohur të drejtën e pushimit për ditën e Premte, me qëllim që të kryejnë ritualin e kësaj dite, si dhe të mbyllin orarin e punës një orë para perëndimit të diellit gjatë muajit të Ramazanit. Në qytetet me prezencën më të madhe të myslimanëve, si Madridi, Barcelona etj... organizohen aktivitete të ndryshme në xhamitë dhe qendrat islame, sidomos gjatë muajit të Ramazanit, ku nuk mungojnë iftaret e përbashkëta. Qendrat islame ofrojnë dhe kurse dhe kumtesa të ndryshme rreth islamit, artit islam etj... si për myslimanët ashtu dhe për jomyslimanët dhe të interesuarit. /ardhmeriaonline/ | |
|