Tregohet se një djalë i tha babait të vet:
"Unë dua të martohem me një vajzë të cilën e kam parë,
dhe më pëlqen bukuria e saj dhe bukuria e syve të saj."
Ai u përgjigj me gëzim dhe i lumtur: "Ku është kjo vajzë, që të shkojmë e ta fejoj me ty?"
...
Kur babai shkoi dhe e pa vajzën, i impresionuar nga çfarë pa, i tha djalit të tij: "Dëgjo biri im kjo vajzë nuk është për nivelin tënd, dhe nuk është e përshtatshme për ty. Kjo vajzë meriton një njeri me përvojë në jetë, dikush si unë!"
U habit djali nga fjalët e babait të tij, dhe i tha: Jo, kurrsesi o baba, unë kam për ta marrë dhe askush tjetër!"
Dhe filloi sherri...
Menjëherë shkuan në stacionin me të afërt të policisë për t'a zgjidhur problemin e tyre.
Kur zyrtari e dëgjon historinë e tyre, u tha: "Po silleni edhe vajzën, dhe ta pyesim atë, se cilin do donte prej atyre dyve, djalin apo babain!"
Kur e pa oficeri, u josh nga bukuria e saj, dhe i impresionuar u tha:
"Kjo nuk është e përshtatshme për ju, por për një person të shquar të vendit, si unë!"
Dhe nisi shamata përsëri mes të treve...
Dhe shkoi llafi deri tek Ministri ..
Kur e pa edhe ministri tha: "Po kjo qenka vetëm për ministër, një njeri të lartë, si unë!"
Dhe përsëri kundërshtuan njëri-tjetrin, duke e ngritur çështjen deri sa shkuan tek Princi i vendit. Kur arritën atje, ai u tha: " Ua zgjidh unë problemin tuaj...Silleni vajzën...
Kur ai e pa, Princi tha: Po kjo nuk është për ju, kjo është vetëm për një Princ, si unë!"
Dhe filloi edhe nje herë sherri...
Atëherë vajza u tha: "Unë kam një zgjidhje!
Ju do të konkuroni duke më ndjekur mbrapa për të me kapur, ai i cili më kap i pari do martohet me mua!"
Dhe në fakt ashtu u bë, ajo filloi të vrapojë dhe të pestët filluan të vraponin pas saj, i riu dhe i ati, oficeri, ministri dhe princi...
Dhe menjëherë sapo ata filluan të vraponin pas saj, ranë të pestët në një gropë të thellë. Sipër tyre i shikon vajza dhe u thotë:
"A e dini se kush jam unë??
Unë jam Dynjaja*...
Unë jam ajo pas së cilës po bëjnë gara të gjithë njerëzit për të më marrë! Kështu ata e lanë Fénë e tyre, derisa të bien në gropën time të varrit. E kur të bien në të, kurrë nuk do të fitojnë më..."
Thu 23 Feb 2012 - 21:02 nga Admin