Senati i Hamburgut si e para në Gjermani, nënshkroi Traktatin e Shtetit me katër përfaqësues të komuniteteve fetare islame; tre sunite dhe njërit alevit, ku u njihet e drejta e barabartë si të atyre protestante, katolike dhe të komunitetit hebre
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi do t’i dorëzohet parlamentit të Landit ku deri në fund të muajit duhet të përfundoj shqyrtimi. Që nga tani miratimi shikohet me një sy të prerë pozitiv.
Pas negociatave pesë-vjeçare, në fund ranë dakord për një marrëveshje që u bë me ceremoni e mbajtur në pallatin historik të Hamburgut, ku në emër të; Senatit të Shtetit dhe kryetarit Olaf Scholz (SPD), në emër të Departamentit për çështje fetare të Gjermanisë Dr. Zakaria Altuğ (DITIB), Daniel Abdin (Mexhlisi Shura-Parlamenti i Bashkësive Islame Hamburg) , Murat Parıldar (VIKZ Unioni i Qendrave Kulturore Islame) dhe Huseini Mat (AABF, Federata e bashkësive alevite të Gjermanisë)u zyrtarizua marrëveshja duke u nënshkruar nga të gjitha palët.
Në fjalimin e tij para ceremonisë së nënshkrimit Olaf Scholz tha: "Hamburgu arriti të jetë e para në realizimin e kësaj marrëveshje. Në bazë të asaj që filloi Senati i vjetër ne e vazhduam me;, DITIB, VIKZ, ŞURA dhe AABF ku me negociatat që i patëm, sot i përfunduam. Njashtu siç kemi bërë më parë marrëveshje me komunitetet protestante, katolike dhe çifute, shteti ynë ngjashëm me atë marrëveshje sot nënshkruan edhe me përfaqësuesit e katër komuniteteve muslimane duke i njohur ata si një pjesë e strukturës fetare të Hamburgut. Ata i përkasin këtij vendi dhe ne i shohim me të njëjtin status si fetë tjera dhe bashkësitë tjera fetare, ku si qytet ,shtet, tanimë i njohim zyrtarisht ", ka thënë ai.
" Dëshirojmë që Hamburgu të jetë shembull "
Përfaqësuesit e komunitetit musliman të cilët nënshkruan Traktatin e Shtetit me një përshkrim të shkurtër për marrëveshjen thanë: “dëshirojmë të jetë një shembull për shtetet tjera“.
Dr. Zakaria Altug (DITIB- Përfaqësuesi i Departamentit për çështjet fetare të Turqisë për pjesën veriore të Gjermanisë) tha: "Kjo marrëveshja e shtetit nuk është mesazh vetëm për Hamburgun, Gjermaninë por edhe për gjithë botën. Shteti ka njohur zyrtarisht muslimanët, muslimanët që jetojnë këtu në Gjermani, do ti bëjë që ata të ndjehen pak më tepër si në vendin e tyre të origjinës, zbatimi do e lehtësoj " tha ai.
Në emër të imamëve të Hamburgut në këtë ceremoni i përfaqësoi imami i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare Zulhajrat Fejzullahi.
Nga: Ridvan Kurtishi