islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
411 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 411 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty96%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty0%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty0%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty0%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty1%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty2%Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina


Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane Empty
30092011
MesazhPozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane

POZITIVIZMI DHE MUNGESA E TIJ TEK RINIA MUSLIMANE


Pozitivizëm dhe negativizëm janë dy fjalë që kohëve të fundit përdoren shumë dhe në fusha të ndryshme. I përdorin gazetarët, shkrimtarët, njerëzit e rëndomtë, etj. Shpesh dëgjojmë tek thuhet: Kjo është dukuri pozitive ndërsa tjera negative, filani është pozitiv kurse ai tjetri negativ, por çka në të vërtetë kuptojnë ato. Pozitivizmi bartë kuptimet e të qenit i hapur, bashkëveprues, shpresëdhënës, dorëdhënës, kontribuues, ndërsa person pozitiv është ai gjallëruesi, ai që është në lëvizje dhe në bashkëveprim me rrethin dhe ambientin ku jeton. Ndërsa negativizmi bartë kuptimet e izolimit, strukjes, distancimit, ngurtësisë dhe mbylljes. Njeri negativ është personi i mbyllur, i cili bashkëvepron vetëm me veten e tij duke mos u interesuar kështu fare për të tjerët dhe duke mos bërë as edhe një hap të vetëm përpara.
Kjo ndarje e njerëzve nuk është risi e kohës, ajo ka ekzistuar edhe në të kaluarën ngase Allahu siç ka ndarë furnizimet ka ndarë edhe moralin, etikën dhe sjelljet, por ajo që neve na intereson është puna e të rinjve tanë që i janë bashkëngjitur karvanit të thirrjes islame dhe që duke menduar se mund të jenë pozitiv, ata në fakt bëhen viktima të negativizmit. Ndodhë që tek i riu të shfaqen simptomat e negativizmit ndërsa ai këtë të mos e vërejë fare.
Kur’ani dhe Sunneti kanë ruajtur shembuj të rrallë të pozitivizmit tek njerëz me iman - besim të gjallë, e të cilën gjë ne sot në këtë kohë po e quajmë pozitivizëm.
Storia e besimtarit nga kaptina Jasin
Ka thënë Allahu:
“وَجَاء مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَى قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!” (Jasin, 20.)
Të ndalemi pak me këtë besimtar thirrës dhe gjendjen e tij ta meditojmë – analizojmë nëpërmjet pikave në vijim:
“” Me gjithë largësinë e vendit, kjo nuk e pengoi atë që të vijë dhe ta kumtojë thirrjes – daven e tij si dhe të përhapë besimin dhe bindjet e tij. Nuk u ndal të arsyetohej se banesën e kam larg, është goxha një rrugë, është paksa vështirë, por i kaloi të gjitha këto dhe erdhi ta kumtojë fenë e Allahut.وَجَاء مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi...
Ai erdhi “يَسْعَى që ngutej” duke nxituar e jo duke ecur zakonshëm. Entuziazmi shpirtëror, lëvizja dhe dashuria për fenë, e bënë që të nxitojë për të bartur atë tek të tjerët.
“من أقصا المدينة prej skajit më të largët të qytetit” Zakonisht, e sidomos në kohët e kaluara, në periferi të qyteteve kanë jetuar vetëm njerëzit e thjeshtë, të varfrit, ata që nuk kanë patur ndonjë pozitë në shoqëri. Edhe ky i ri ishte i tillë, vinte nga familje e varfër dhe pa ndonjë pozitë në shoqëri, por kjo aspak nuk e pengoi që ta kumtojë fenë publikisht.
“قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ tha: O populli im, dëgjoni të dërguarit!” Fjalë e drejtpërdrejtë dhe e qartë, të cilën ua tha publikisht. Ndoshta në të kaluarën kur nuk ka qenë besimtar nuk ka patur mundësi ta ngrijë zërin në mesin e parisë së popullit të vet, për çka sigurisht se është ndier i poshtëruar dhe nënçmuar. Siç thonë komentuesit profesioni i këtij të riu ka qenë këpucëtar dhe ka jetuar në periferi të qytetit. Këto nuk e penguan që ta ndiejë vetën krenar dhe asaj parie që ndoshta as nuk ka mundur të takohet me ta t’iu thotë: “ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
“اتَّبِعُوا مَن لاَّ يَسْأَلُكُمْ أَجْرًا وَهُم مُّهْتَدُونَ 21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!” (Jasin, 21) Polemizon me ta, dialogun duke u fokusuar në disa pika që dallojnë ata prej profetëve të cilët janë dërguar për ta dhe në mesin e tyre, për të sjellë argumentet racionale në vijim se perse ai ka zgjedhur rrugën e profetëve: “وَمَا لِي لاَ أَعْبُدُ الَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ{22} أَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِ آلِهَةً إِن يُرِدْنِ الرَّحْمَن بِضُرٍّ لاَّ تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلاَ يُنقِذُونِ{23} إِنِّي إِذًا لَّفِي ضَلاَلٍ مُّبِينٍ {24} إِنِّي آمَنتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni. 23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë. 24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. 25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!” (Jasin, 22-25)
Ky është shembulli i një besimtari të cilin imani i vërtetë e shtyri që të publikojë besimin dhe thirrjen e tij, drejtpërdrejtë dhe qartazi, me fakte dhe dëshmi, duke anashkaluar kështu të gjitha ato rreziqet që në fakt i kushtuan me jetë. Atë e mbyti populli ashtu siç ishte më së keqi. Ia gjymtuan trupin por jo edhe zemrën ngase tregimi i tij nuk mbaron këtu. Imani i tij fleksibil dhe funksional e shtyri atë që të këshilloj të tjerët. Kur Allahu e përgëzoi me Xhennet, ai pati një dëshirë. Ja se për çka bëhet fjalë:
“قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ {26} بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ
Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im, 27. Për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” (Jasin, 26-27)
Subhanallah! I patëmeta jo o Allah! Edhe pse vdekjes, edhe pasi që ka shpëtuar dhe ka hyrë në Xhenent, në shpirtin e tij ende ekziston ndjenja e këshillimit dhe udhëzimit të njerëzve. Kjo nuk e kënaqi personalisht atë dhe nuk dëshiroi që të hakmerrej ndaj tyre por deshi që lajmi për të t’iu bëhet i qartë njerëzve ndoshta kjo do të jetë motiv për t’iu kthyer fesë së drejtë dhe rrugës së duhur. Ka thënë Ibni Abbasi: Sa ishte gjallë i këshilloi popullin e vet me:
“يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ
O populli im, dëgjoni të dërguarit!”
...ndërsa pas vdekjes i këshilloi me:
“يا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ. بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِين
Ah, sikur ta dinte populli im, 27. Për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”
Ibni Kethiri ka thënë: Ata (populli) sikur ta shinin këtë shpërblim ndoshta kjo do t’i bënte t’i pasojnë profetët...
Tufejl Ibn Amr ed-Dusi – sahabiu fatlum
Për shkak të propagandës kurejshite kundër Muhammedit, alejhis selam njerëzit i druheshin shumë kontaktit më të. Kishte të atillë, siç ishte edhe Tufejli, që për të mos dëgjuar fjalët e Pejgamberit, alejhis selam mbushnin veshët me pambuk. Por fuqia e fjalëve të Allahut shpërthen çdo barrierë. Ai i dëgjoi ato dhe kuptoi se janë të vërteta kështu që besoi. U kthye tek fisi i tij dhe e publikoi Islamin. Nuk u fsheh dhe as nuk u struku por doli haptazi dhe kumtoi fenë e re. Në fakt, para se ta lëshonte Mekken, kishte kërkuar prej Pejgamberit, alejhis selam që Allahu t’i bënte ndonjë shenjë – argument, për çka i ishte plotësuar kërkesa. Allahu i bëri një dritë në ballë, ndërmjet dy syve por u lut që të jetë diku tjetër, në mënyrë që njerëzit të mos e keqkuptojnë, kështu që drita kaloi në shkopin e tij. Tufejli nuk pranoi të fliste me babanë, gruan dhe fisin e tij derisa ata ta pranonin fenë e monoteizmit. Kështu edhe ndodhi. Shumë prej tyre pranuan Islamin. Kur Tufejli erdhi tek Pejgamberi, alejhis selam vitin e Hajberit me vete kishte shtatëdhjetë burra, prej tyre edhe Ebu Hurejre. Sikur mos të kishte bërë asgjë tjetër përveç kësaj që nëpërmjet tij e pranoi Islamin Ebu Hurejre, njeriu që transmetoi më së shumti hadithe nga Muhammedi, alejhis selam, do t’i mjaftonte. Paramendoni sa të mira ka Ebu Hurejre dhe sa të mira fiton çdo ditë kur nga miliona gojë besimtarësh citohet për hadithet e tij. Të gjitha këto të mira, sipas asaj qe na ka mësuar Muhammedi, alejhis selam, i shkojnë edhe iniciatorit - Tufejlit. E shihni se pozitivizmi në jetën e besimtarit bënë çudira.
Negativizmi dhe imazhet e tij
Pas këtyre shembujve për pozitivizmin do të ndalemi paksa tek dukuria e negativizmit, e cila ka prekur edhe ata të rinj që dikur i njihnim për të sinqertë dhe kontribuues të mëdhenj të fesë. Në fillim ishin entuziast, energjike, përplot elan dhe vullnet, saqë edhe merreshin si shembuj. Nuk çanin kokën për qortimet që u bëheshin, etiketimet dhe njollosjet; e rëndësishme për ta ishte përhapja e fesë së Allahut, dhe realisht, prej tyre u udhëzuan shumë njerëz. Por kjo gjendje e tyre nuk vazhdoi gjatë. Ata nuk i janë shkëputur karvanit të thirrësve por nuk janë produktiv si më parë.
Në fakt, kjo dukuri depërton tek njerëzit hap pas hapi. (1) Sheh të rinj që në xhahilijjet kanë qenë shumë të gjallë. Për të kotën kanë bërë çmos ndërsa kur i kthehen jetës islame, në fillim shfaqin një entuziazëm por më pas (2) izolohen dhe strukën. Kështu nuk vepruan të paret. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, nuk veproi kështu. Përkundrazi, në Islam u bë edhe më i fortë…(3) Arsyetimet e tyre janë se ne nuk i jemi ndarë aktiviteteve, ne marrim pjesë në aktivitete ndërsa harrojnë se qëllimi ynë nuk janë numrat por rezultatet. Duam që ti të mos vish vetëm. (4) E pastaj, i shmangen edhe këtyre aktiviteteve dhe fillojnë të merren me gjëra tjera që pas një kohe edhe mund t’i largojnë nga tradita fetare. Sa njerëz kemi njohur që kanë qenë të fortë në davet, kanë qenë prej të parëve, ndërsa sot kanë devijuar. Allahu ka thënë:
“أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ
A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” Hadid, 16.
(5) Pas kësaj periudhe ata në fakt kanë një detyrë të re. Ata merren me kritikën ndaj njerëzve se kjo bën e kjo jo, kështu është dashur e kështu jo, ky është ekstremist e tjetri lëshon pe shumë....
Fushat e negativizmit
Në familje
Nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja, nuk tregon respektin dhe edukatën e duhur karshi prindërve, neglizhon në edukimin fetar të anëtarëve të familjes saqë nuk mund të vëresh dallim ndërmjet tij dhe anëtarit tjetër që nuk është fetar. Ky ka harruar se:
“خيركم، خيركم لأهله وأنا خيركم لأهلي
Më i miri prej jush është ai që është më i miri për familjen e tij ndërsa (unë jam më i miri prej jush ngase) unë jam më miri për familjen time”. Tirmidhiu.
Me shoqëri
Në vend që të jetë bashkëveprues me ta, të ndikojë në edukimin dhe afrimin e tyre sa më pranë fesë, ai shfaqet shumë i ngurtë dhe thuajse nuk ka fare dert se gjendja e tyre është edhe mëkat i tij. Nëse ka mundësi të ndikoj në përmirësimin e tyre dhe nuk e bënë këtë, atëherë mjerë për të.
Në xhami
Dikur ka qenë i njohur, kontribuues, ndërsa tani është fytyrë e panjohur për xhematin. Nëse të tjerët përpiqen dhe angazhohen për pastrimin e xhamisë, për rregullimin e zërimit, mirëmbajtjen dhe përkujdesjen për të, ky nuk paraqitet askund.
Shkaqet e negativizmit
Moskuptimi i drejtë i besimit islam
Besimi islam nuk është teori. Ai kërkon angazhim praktik të besimtarit. Këtë gjë na e mëson Allahu në Kur’an, në kaptinën el-Asr:
“إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْر
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” El-Asr, 3.
Përbuzja e vetvetes
Disa mendojnë se ne nuk jemi të denjë që të thërrasim në davet. “Kush jam unë që të flas për sinqeritet? Kush jam unë që të flas për xhami? Nuk e shoh veten ende se kam ardhë në këtë pozitë? Pra, kanë këto arsyetime të pabaza.” Ti obligohesh që të bësh atë që di, të punosh për të përsosur dijen dhe personalitetin si dhe të mësosh atë që nuk di...
Frika nga prijataria
Mendojnë se të nxitojnë në vepra të mira disi sikur është syfaqesi...Kanë një frikë dhe fobi që nuk shpjegohet. Syefaqësi në fakt ehte të mos e bësh veprën për njerëzit. Fudajli ka thene: “ترك العمل من أجل الناس رياء، والعمل من أجل الناس شرك، والإخلاص أن يعافيك الله منهما Braktisja e një vepre për hire të njerëzve është syefaqësi, bërja e një vepre për hire të njerëzve ehte idhujtari ndërsa sinqeritet është që Allahu të të shpëtojë prej të dy gjërave.”
Edukimi formal
Shumë të rinj iu bashkohen radhëve të besimtarëve të sinqertë ndërsa janë motivuar nga ndonjë ilahi, film me përmbajtje islame apo diç të ngjashme. Programi në të cilin janë edukuar është i dobët ngase nuk është i ndërtuar mbi baza të diturisë, durimit, kështu që ekziston një avari në jetën e tyre. Nuk dinë t’i dallojnë mjetet nga qëllimet për të mos thënë se ndonjëherë iu japin prioritet atyre ndaj qëllimeve.
Allahun e lus që të jemi produktiv dhe kontribuues të përhershëm të fesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Share this post on: reddit

Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane :: Komentet

No Comment.
 

Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Pozitivizmi, mentaliteti i drejtë
» Rinia në kosovë
» Rinia, themeli i shoqërisë
» Rinia jone ku po shkoni
» Rinia asgjë pos një kapitull i jetës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Aktualitete-
Kërce tek: