VDEKJA
Pjesë nga libri Qartësimi i Misterit të Shpirtit i dijetarit Mustafa El-Kanadi
Vdekja, të cilën duhet t’a shijojnë të gjitha qeniet, është e përshkruar në Kur'an dhe hadith. Në Kur'an qëndron kështu:
"Secili njeri (shpirt) do të shijojë vdekjen ..." (Ali Imran: 185)
Edhe pse fjala "nefs" është e shfrytëzuar të karakterizojë shpirtin në këtë ajet, kuptimi i qëllimshëm është: "Çdo qenie që ka shpirt duhet të vdesë", sikur që do të tregohet më vonë.
Vështirësitë dhe mundimet e vdekjes
Në ajetin vijues, All-llahu i Madhërishëm na flet për mundimet e vdekjes:
"Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej se cilës ke ikur". (Kaf: 19)
Në këtë ajet, fraza "sakratul meut" (që tekstualisht do të thotë "dehja e vdekjes") është përdorur që të karakterizohet alivanosja e vdekjes. Kjo frazë nënkupton që personi në prag të vdekjes duhet të shijojë dhembje dhe mundim.33 Hadithet e vërteta gjithashtu vërtetojnë këtë fakt:
Aisheja [radijall-llahu anha] transmeton: "(Në prag të vdekjes) i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para vetes kishte një enë të vogël me ujë. I lagi duart me gishtat e vet dhe duke e fshirë fytyrën tha: Nuk ka Zot përveç All-llahut! Me të vërtetë vdekja i ka mundimet e veta ! Pastaj ngriti dorën e vet dhe përsëriste: Ne shoqërinë më të lartë,35 derisa shpirti nuk doli, e duart e tij u dobesuan".
Në hadithin tjetër qëndron kështu:
Aisheja [radijall-llahu anha] transmeton: "Me të vërtetë e kam parë Të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur iu afrua vdekja. Kishte një enë me ujë në të cilën i lagte gishtat e vet, e pastaj fshinte fytyrën. Atëherë tha: O Zot, me ndihmo t'i tejkaloj mundimet e vdekjes''.
Nga kjo që u tha është e qartë se vdekja shkakton mundimet dhe vuajtjet e vdekjes. Madje edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e luste All-llahun e Madhërishëm që t'i ndihmojë të mposhte sprovimin më të madh të deriatëhershëm.
Në shqyrtimin e vet për gjendjen e të vdekurve dhe botën tjetër, El-Kurtubiu theksoi këtë tezë. Ai thotë: "Nëse pejgamberët, lajmëtarët dhe besimtarët e devotshëm kanë ndjerë mundime aq të vështira të vdekjes, si njerëzit sikur ne mund të jenë të pakujdesshëm - shumë të zënë dhe mospërfillës për përgatitje. Mund të nxirren dy dobi nga paraqitja e mundimeve të tilla dhe agonisë të pejgamberët e zgjedhur (paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata).
E para, njeriut i është thënë për vëllimin e mundimeve dhe vështirësive të vdekjes. Edhe pse dikush mund të këtë marrë pjesë gjatë vdekjes së dikujt, nuk mund të hetojë kurrfarë lëvizje të tmerrshme. Pa dituri rreth përvojave reale të personit i cili vdes, dikush mund të supozojë se personi ka vdekur pa vështirësi, sepse duket se pa ndonjë mundim ka dhënë shpirt. Andaj, njeriu mund të jetë i sigurt për agonitë me të cilat është ballafaquar personi i cili vdes (përveç shehidit) sepse edhe pse pejgam¬berët kanë vend të veçantë tek All-llahu, prapëseprapë kanë (ndjerë) dhe na kanë lajmëruar për mundimet e ashpra të vdekjes.
Dobia tjetër është ndriçimi i njeriut sepse ata janë ata të cilët i don All-llahu - pejgamberët dhe lajmëtarët - i kanë kaluar ashtu gjendjet e pakëndshme. Me të vërtetë All-llahu, i Fuqishmi dhe i Forti, është në gjendje që t’ua zbusë dhembjen e tillë. Megjithatë, në hadithin që e transmeton Buhariu, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na lajmëroi se pejgamberët janë ata që përjetojnë sprovime më të mëdha, pastaj me të drejtit nga tërë njerëzit, e pastaj ata që janë me pak të drejtë. Ashtu që edhe pse Ai ka mundur t’i lehtësojë vuajtjet e tyre dhe t'i zbusë mundimet e vdekjes, All-llahu ka dashur që t’i sprovojë me qëllim të plotësimit të virtyteve të tyre dhe t'i ngritë (në boten tjetër në vendin përkatës për ta). Është me rendësi që të kuptohet se All-llahu nuk ka përkeqësuar agoninë e tyre deri në atë shkallë në të cilën ajo është me e madhe se ajo që u është bërë mëkatareve, njerëzve të padëgjueshëm. Mundimin të cilin të padëgjueshmit duhet t’a përballojnë është ndëshkimi dhe hakmarrja për sjelljen e tyre të gabuar. Andaj, nuk bëhen krahasime ndërmjet këtyre dy rasteve.37
Fusnotat
33. Shiko veprën e El-Alusit Ruhul-me'ani, pjesa XXVI, f. 182 dhe El-xhami'i ahkam d-Kur'an e Kurtubiut, pjesa XVII, f. 12.
34 Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i është dhënë mundësia të zgjedhe ndërmjet jetës së amshuar dhe shoqërisë në Xhennet (d.m.th. me pejgamberet, pasuesit e tyre, shehidët dhe njerëzit e drejtë). Deklarimi i tij
është zgjedhja e tij.
35 Hadithin e shënon Buhariu.
36 Hadithi është i vërtetë, e shënon El-Hakimi.
37. Parafrazim nga vepra e Kurtubiut Et-tedhkira fi agval el-meutava umur el-Ahira, f.22.