Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Omer El-Bashir: Sudani do të jetë një shtet islam i bazuar në Sheriat Fri 14 Oct 2011 - 11:25 | |
| Tre muaj pas shkëputjes së Sudanit Jugor, presidenti sudanez, Omer El-Bashir, është shprehur se është duke u punuar me planin për ta futur kushtetutën e re të bazuar në Sheriat.
“Nëntëdhjetë e tetë përqind e qytetarëve i takojnë besimit islam, kështu që kushtetua e re do t’i përmbahet kësaj”, ka deklaruar Bashir në një fjalim përpara studentëve në Khartoum, njofton Reuters.
“Fe zyrtare do të jetë Islami, ndërsa burim (kushtetutë) do të jetë ligji islam”, ka shtuar më tej El-Bashir.
“Ne këtë e quajmë shtet islam”, ka thënë udhëheqësi sudanez, i cili kërkohet nga Gjykata penale ndërkombëtare për gjoja krime lufte në Darfur.
Bashir, në dhjetor të vitit të kaluar, pati deklaruar se nëse do të ndahet Sudani, ai do ta fus në zbatim Sheriatin. | |
|