Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Punetori qe falte namaz Sun 16 Oct 2011 - 16:26 | |
| Aliu ibn el-Me’mun el-Abbasi – i biri i kalifit – banonte ne nje pallat te larte. ne te kishte gjithcka qe deshironte. Nje dite duke shikuar nga dritarja e pallatit pa nje punetor qe punonte tere diten dhe ne mbarim te dites merrte abdes dhe falte dy reqat namaz. Kete e bente cdo dite, keshtu qe Aliu nje dite i doli para dhe e pyeti per gjendjen e tij.
Punetori i tha:
- Une kam gruan, dy motra dhe nenen time qe kujdesem per ta. Tere diten punoj dhe agjeroj qe ne mbremje darken ta ha bashke me familjen time.
Aliu e pyeti: A te mungon ndonje gje? Tha: Jo, jetoj i lumtur dhe shume i kenaqur, falenderoj All-llahun, Zotin e boterave, per te mirat qe me dha.
Ne kete rast Aliu vendosi ta lere pallatin e kalifit, ku jetonte me te gjitha te mirat dhe doli te jetoje jashte, vetem e vetem qe te arrinte lumturine, qe s’e gjeti ne pallat. Pas disa vitesh e gjeten te vdekur ne nje shtepi afer Horosanit, ku kishte punuar si zdrukthtar, por gjithnje i lumtur me punen e tij.
“Kurse ata qe e gjeten rrugen e drejte, Ai atyre ua shton edhe me udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur”
(Kur’an 47:17)
Kjo ngjarje na kujton tregimin e “shokeve te shpelles”, te cilet ishin ne pallatin mbreteror dhe aty gjeten vetem ngushtesi e shqetesim, sepse ne pallat sundonte mosbesimi. Keshtu vendosen te dalin dhe te jetojne ne shpelle. Kur’ani i pershkruan ne kete menyre:
“Derisa te jeni te izoluar prej tyre dhe prej asaj qe adhurojne ata, pos All-llahut, atehere strehohuni ne shpelle, e Zoti juaj iu dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe iu lehteson ne ceshtjen tuaj, ate qe eshte ne dobine tuaj”
(Kur’an 18:16)
Pra, vendi i ngushte me dashuri dhe Iman, zgjerohet dhe bashkon shume njerez. | |
|