Një ish-punëtor i CIA-s e ka zbuluar veten si burim të informacionit të rrjedhur, mbi një program të fshehtë spiunazhi amerikan, përmes së cilit merren detajet dhe të dhënat e telefonit dhe internetit të qytetarëve amerikanë dhe të huaj. Edward Snowden, tha se ai ka “rrjedhur” informacion mbi programin Prism për të mbrojtur "liritë themelore për njerëzit në mbarë botën". "Unë nuk dua të jetoj në një botë ku çdo gjë që bëj dhe them është e regjistruar. Kjo nuk është diçka që unë nuk mund ta mbështes" Në një intervistë me gazetën Guardian, 29-vjeçari tha se ai nuk kishte ndërmend për tu fshehur, sepse nuk kishte bërë asgjë të keqe, por ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij e kishin bërë atë një objektiv për agjencitë amerikane. Snowden ka rrjedhur informatat e një prezantimi mbi sistemin e mbikqyrjes Prism, i cili lejon Agjencinë Kombëtare të Sigurimit (NSA) dhe FBI, të kenë qasje të drejtpërdrejtë në serverat e internetit të firmave amerikane të tilla si Google, Apple, Microsoft, Facebook dhe AOL. Ajo merr emailet, bisedat, videot, mesazhe të çastit për të ndjekur të dyshuarit e huaj. NSA gjithashtu është duke mbledhur të dhënat telefonike të miliona qytetarëve amerikanë. Snowden i tha gazetës Guardian se ai ka punuar si IT për sigurinë e CIA-s deri në vitin 2007, duke u stacionuar me mbulesë diplomatike në Gjenevë, ku ai kishte qasje në një gamë të dokumenteve të klasifikuara. "Pjesa më e madhe e asaj që pashë në Gjenevë ishte zhgënjyese për mua në lidhje me mënyrën se si funksionon qeveria amerikane dhe çfarë është ndikimi i saj në botë", tha ai. "Unë kuptova se unë isha pjesë e diçkaje që ishte shumë më tepër dëm sesa dobi."[justify]