Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Shqiptari zbulon bakllavanë kroate | |
- Cito :
- Jam duke i mbledhur edhe dokumentet e duhura që bakllavën kroate të mbroj edhe Entin për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Më së shumti më gëzoi fakti që kroatët e njohin kualitetin e llojit të tillë të bakllavasë dhe tani për ta provuar, vijnë nga Zagrebi, por edhe nga rrethi i Velika Goricës", thotë Memetali Zenuni nga fshati Sellarcë i Tetovës
Përveç asaj që është e njohur si ëmbëltorja e parë në qytetin e Velika Goricës (Kroaci), e cila është e hapur në vitin 1946 dhe si restoran-pizzeria e parë në të cilën me 1 maj të vitit 1980 doli nga furra edhe pizza e parë në rrethin e Velika Goricës, ëmbëltorja dhe pizzeria "Memy" do të mbahet mend edhe si ëmbëltorja në të cilën u lind edhe bakllavaja e parë kroate, shkruan gazeta kroate "Veçernji List". Pra, tani edhe Kroacia ka bakllavën e vet, por me "autor" një shqiptar nga fshati Sellarcë i Tetovës. Memetali Zenuni thotë se gjatë kohë ka menduar të krijojë diçka të veçantë në ëmbëltoren e tij në Kroaci. "Gjatë kohë kam menduar, pasi që kam dashur që të krijoj diçka të veçantë me të cilën Kroacia do të ishte e njohur në botë. Tani mund lirisht të them që përkrahë bakllavave tradicionale greke dhe asaj turke, edhe Kroacia ka bakllavën e saj", me krenari flet Memetali Zenuni. "Ideja më erdhi në ëndërr dhe menjëherë u drejtova drejt ëmbëltores sime dhe sipas recetës të cilën paraprakisht e kisha pare në ëndërr, e gatova bakllavën. Nuk mundesha që t'i rezistojë dhe menjëherë e provova, në mes të natës i zgjova nga gjumi familjarët e mi për të marrë opinionin e tyre. Për mua dhe familjen time, shija e asaj bakllave ishte e përsosur, por si pastiçier profesional me të cilin merrem gjatë kohë, nuk mund të gjykojë se a e kam arritur qëllimin që të krijojë diçka të veçantë", ka vazhduar rrëfimin Zenuni për gazetën "Veçernji List". Ku është dallimi ndërmjet bakllavave turke, arabe dhe asaj kroate, e pyetën Memetaliun? "Bakllava kroate është prodhim i yni kroat, i cili përbëhet nga pesë lloje të çokollatave", u përgjigj Memetali Zenuni. Dhe, detajet e veçanta pastiçeriu shqiptar tashmë nga Gorica nuk deshi ti zbulojë. "Jam duke i mbledhur edhe dokumentet e duhura që bakllavën kroate të mbroj edhe Entin për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Më së shumti më gëzoi fakti që kroatët e njohin kualitetin e llojit të tillë të bakllavasë dhe tani për ta provuar, vijnë nga Zagrebi, por edhe nga rrethi i Velika Goricës", potencon Zenuni. Ai zbuloi edhe një sekret, se pse lojtarët e Dinamos së Zagrebit luajtën aq mire në kampionatin e ligës së kampionëve (me Real Madridin). "Si tifoz i flaktë i Dinamos, isha krenar për atë që u plasuan ne Ligën e Kampionëve dhe para lojës me Realin, lojtarëve të Dinamos ua dërgova një bakllavë kroate", thotë me humor Memetali Zenuni. Në shaka tha se është i bindur se lojtarët pikërisht pasi hëngrën nga "bakllavaja kroate", treguan lojë fantastike. Shqiptari nga Sellarca e Tetovës tregon se përmes ëmbëltores së tij, kanë kaluar shumë personalitete të njohur, në mesin e të cilëve Filip Shovagoviq, karateisti Enver Idrizi ose Ardian Kozniku, e mysafir më të shpeshtë i potencoi Azem Vllasin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Kurse bakllavanë nga çokollata të Mehmetali Zenunit e njohin edhe ekspertët dhe në Festivalin e ëmbëlsirave të Krizhit dhe të qytetit të Zagrebit në vitin 2008 dhe 2011 ku fitoi çmimin e parë. Por pastiçeristi nga Velika Gorica nuk planifikon të ndalet vetëm ne atë dhe që tani paralajmëron edhe brende të tjera kroate. | |
|