Ajo nuk i'a zbulon sekretet e burrit të saj!
Të mbajturit e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq të demaskuarit[zbulimit] e tyre është një Gabim Trashanik...
Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj dhe nuk i tregon askujt për atë që e flet me bashkëshortin e saj.
Ajo asnjëherë nuk do të kishte rënë në nivelin e atyre grave që të tregojnë gjithçka që flasin me bashkëshortët e tyre.
Ajo gjithashtu asnjëherë nuk do të kishte pranuar që të jetë në mesin e atyre grave që pejgamberi alejhi selam i ka përmendur në hadithin e tij: “Njerëzit më të këqinjë në Ditën e Gjykimit janë ata që njerëz që..., ai mashkull që i zbulon sekretet e bashkëshortes së tij dhe ajo femër që i demaskon[zbulon] sekretet e bashkëshortit të saj.” [Muslimi, 10/8]
Të mbajturit e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq të demaskuarit e tyre është një gabim trashanik, gabim ky prej të cilit nuk mundet shumëkush nuk mundet të jetë imun. Përjashtim është rasti i pejgamberit alejhi selam kur ai ia pat besuar një sekret Hafsës, e kjo ia tregoi Aishes, e ky (demaskim) çoi deri në një haos në shtëpinë e pejgamberit salAll-llahu alejhi ve sel-lem kështuqë ai salAll-llahu alejhi ve selem u largua prej grave të tij për një muaj meqë ishte shumë i hidhëruar prej tyre. [Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët]
Gjithashtu në lidhje me këtë çështje ishte shpallur ky ajet: “(Përkujto) kur pejgamberi njërës prej grave të veta ia kumtoi një lajm fshehurazi një lajm, e kur ajo e tregoi atë (lajm), e All-llahu ia tregoi (pejgamberit të Tij) për (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri asaj me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë ( gruan) me atë që atë (që i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty këtë? Ai tha: Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!” (ET TAHRIM, 3)
Një nga bekimet më të mëdha që All-llahu i Lartësuar ia ka dhuruar muslimanëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi është se Ai jetën e pejgamberit alejhi ve sel-lem e ka bërë si libër të hapur, në të cilin (libër) mund të mësohet besimi i tij dhe aplikimi i tij në jetën praktike. Asgjë nuk është sekrete as e fshehur. Çështjet dhe ndodhitë që njerëzit i mbajnë sekret, në Kur’an dhe Sunet janë të sqaruara, madje edhe dobësitë njerëzore që nuk mund të shmangen. Të gjitha këto (çështje) janë të sqaruara me qëllim që njerëzit ta shohin dritën prej errësirës dhe të drejtën prej jo të drejtës.
Shokët e pejgamberit alejhi ve sel-lem, All-llahu qoftë i kënaqur me gjithë ata, e kuptonin se jeta e pejgamberit ishte plotësisht e përkushtuar ndaj All-llahut të Lartësuar dhe mesazhit të Tij, kështuqë pse ata të mbajnë diçka fshehtë prej jetës së tij? Tregimet që janë rrëfyer rreth jetës së tij, shtëpisë së tij dhe grave të tij paraqesin aplikim praktik të fjalëve të thëna nga ai prej më parë dhe për këtë arsye, shokët e tij e transmetonin jetën e tij në detaje. Këtu vlen të thuhet se atyre nuk u shpëtonte asnjë aspekt prej jetës së tij pa u analizuar dhe transmetuar, qoftë nëse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogël. Kjo njëherit është një mënyrë që All-llahu i Lartësuar e bëri me qëllim që jeta e të dërguarit të Tij të jetë regjistrohet dhe të memorizohet, duke përfshirë detaje të sakta.
Përktheu: Arsim Jonuzi