Do vije nje dite qe ti,do kerkosh te ndjehesh si me pare.
Do vije nje dite qe do duash tu kthehesh kujtimeve te bukura qe ke jetuar dikur.
Do vije nje dite qe do kerkosh te ndjehesh e perkrahur si dikur.
Do vije nje dite qe do duash te ndjehesh e dashur, e pelqyer si dikur.
Do vije nje dite qe do kerkosh pafund ata qe dikur te kuptonin.
Shume shpejt do vije nje dite qe do duash te grisesh mantelin e genjeshtert qe i ke hedhur vetes.
Do kerkosh te dalesh nga guaska jote frymemarrese.
Do kerkosh si e cmendur qe dikush te te kuptoje pa folur, te beje ate qe ti
mendon pa u shprehur...qe dikush te te lexoje...te mendoje nen te njejten
frekuence vale si ti....
Dhe kur kjo dite te vij kujtohu :
Ti ishe e mbrojtur dikur nga dikush qe rendesi asnjehere nuk i dhe.
Ti e kishe dikur dike qe te donte,mendonte vec per ty,te mbante thelle ne
zemer,e te kishte te vetmin lot ne sy.
Ai te kuptonte edhe pa folur.
Ai te shihte ne sy dhe e dinte ate qe doje.
Ai te degjonte zerin dhe e dinte a kishe lot ne sy,apo buzeqeshjen rrezatuese stampuar mbi buze,
Dikush dikur u mundua aq shume te te griste ate mantel qe frymen ngadale po
ta merrte dhe thelle ne boten tende po te mbyllte.
Dikush dikur u mundua te te tregonte rrugen e drejte.
Dikush dikur u mundua te cante ate guaske ku ti strukeshe e trembur nga vetja,
nga bota,nga ndjenjat,nga gjithcka..
Dikush dikur dha gjithcka nga vetja qe ti te ndjenje sado pak lumturi.
E pranove ti ate dikush dikur?
Kujtohu qe Ti, dikur largove gjysmen e zemres tende nga vetja!!! Dhe jeto ditet qe do pasojne...
Ashtu, e pergjysmuar...!