Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Të veprosh që…”mos t`u vijë keq të tjerëve” Thu 10 Nov 2011 - 11:14 | |
| Kaq shumë gjëra të bëra thjesht duke thënë se është “turp”…A nuk është e turpshme për trupin tonë , të hamë cdo gjellë që na shërbehet dhe të mos kthejmë asgjë nga ato që na qerasin të tjerët? Sa vlerë kemi ne në syrin e personit për të cilin sakrifikojmë veten, duke bërë gjëra të cilat në të vërtetë nuk kemi dëshirë t`I bëjmë? A nuk është sjellë në mënyrë të pahishme ndaj familjes së shokut, të cilit nuk ia ka paguar borxhin, një person I cili hyn garant për të,thjeshtë që të mos I vijë keq atij?
A nuk I bën padrejtësi fëmijëve të tij një baba që shkon të pijë kafe ose të shikojë ndeshje me shokët, në vend të qëndrimit në shtëpi pranë tyre? Cfarë faji ka ajo grua, e cila nuk e kap për krahu burrin e saj, thjeshtë se është turp? Kujt I ka ardhur keq pë r ata persona që kanë gjetur fundin në spital, thjesht se kishin filluar alkoolin apo cigaren për hatër të shoqërisë? A nuk është e pahijshme kur një nxënës thotë se e pëlqen librin e referuar nga mësuesi, thjesht “për të mos ia prishur atij”, megjithëse nuk I ka pëlqyer fare?A nuk sillet në mënyrë të pa hijshme ndaj fëmijëve një grua /burrë I cili nuk I përqafon ato thjesht që mos u vijë keq të mëdhenjve? Një grua e cila mori një bluzë që nuk I pëlqente, thjesht për të mos e ofenduar shitësin, ndoshta nuk ndihet e ofenduar, port ë paktën bën një shpenzim të kotë.Ndonjëherë strehohemi tek gënjehstrat, thjehstë për të justifikuar veten, dhe ndonjëherë gjejmë veten duke bërë punë të cilat nuk kemi dëshirë ti bëjmë… Të ofendohesh për të mos ofenduar njerëzit dhe shqiptimi nga gjuha jonë e gjërave të cilat nuk I ndjejmë me zemër, thjesht mos t`u vijë keq personave përballë, shton zemërimin ndaj vetes sonë.Ashtu sic është gabim të jetosh vetëm pa menduar të tjerët, po aq e gabuar është edhe të jetosh duke menduar vetëm të tjerët. Të mos sillemi thjesht për të mos ofenduar të tjerët, port ë marrim parasysh edhe të turpshmen, ofendimin dhe të sillemi në mënyrën që na duket më e drejtë.Kështu do arrijmë të bëhemi njerëz me përgjegjësi të plotë. Nuk mund t`I besohet sinqeritetit të njeriut, I cili nuk është vetvetja.Ai bën dicka , por Brenda tij nuk ka ndjenja , në shumicën e rasteve ka vetëm frikë dhe ankth.Dhe kur bëjmë dicka pa dëshirë, nuk bëhemi të dobishëm as për veten tonë e as për të tjerët….. Duke dalë nga dilemma e bërjes apo mos bërjes së një pune, thjesht për të mos I ardhur keq tjetrit, duhet të provojmë të kërtkojmë qëllime të vërteta e të drejta.Nëse kriteri “mos t`I vijë keq” lind një sjellje, pa e kuptuar të drejtën apo të gabuarën, dhe kur nuk ka dicka të turpshme në mes, atëherë kjo nuk ka asnjë kuptim. Nëse jeni lodhur të rendni pas aprovimeve të njerëzve, atëherë kjo do të thotë se keni nevojë të rikujtoni një kriter të jetës pa cenuar njerëzit dhe veten.Ne mund të shprehim qartë dhe sinqeritet cfarë duam dhe cfarë duam dhe cfarë nuk duam.Ai që dëshiron , do të kuptojë.Nëse nuk të kuptojnë, është puna e tyre.Edhe nëse fyhet,më vonë do të rregullohet.
Të jetosh duke marrë përgjegjësinë e jetës tënde dhe të thuash jo atëherë kur kërkohet,është e domosdoshme për të lënë jashtë fushës së jetës sonë gjërat që nuk na pëlqejnë.Tashmë është koha e rifillimit të jetës bazuar mbi të drejtat që besojmë dhe jo thjeshtë “mos t`u vijë keq të tjerëve”. | |
|