Nuk do të vije në xhami?
Njeriu duke ecur rrugës e pa një mik të vjetër. Ishte dita e premte, thërriste ezani i xhumasë.
- Eja me mua në xhami, i tha.
- Është e xhuma dhe duhet të falemi.
- Ti e di se unë nuk shkoj në xhami, i tha kalimtari.
Njeriu e pyeti:
- E di, por cili është shkaku?
Ai tha:
- Nuk e di. Ndoshta pak ndikon rrethi, por gjithsesi më prishet hekurosja në pantallona gjatë namazit!
Njeriu i tha:
- Mos u mahit, për këtë nuk e fal namazin?
Ai tha:
- Jo, seriozisht. Kujdesem shumë për rrobat dhe e dua ngjyrën e gjelbër.
Dhe vërtet kur e vërejti njeriu atë, e pa se kishte rroba të gjelbra të hekurosura bukur.
Njeriu e pyeti:
- A ke shkuar ndonjëherë në xhami?
Kalimtari tha:
- Po, vetëm kur kam qenë fëmijë me gjyshin tim, por tani nuk shkoj fare.
Njeriu u pendua që kishte filluar me të një bisedë të tillë. Por, dy muaj më vonë, njeriu dëgjoi se miku i tij kishte ardhur në xhami. Dhe vërtet miku i tij ishte në xhami para gjithë safëve dhe ishte i veshur me rroba të gjelbra.
Iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët njeriu i tha:
- Ke thënë se nuk do të vish në xhami?
Miku nuk fliste fare. Ishte i shtrirë në tabut i mbuluar me mbulesë të gjelbër i përgatitur për t’ia falur xhenazen.... ¤
Lus Allahun të na japë lumturi mua dhe atij që e lexon këtë shkrim në këtë dhe botën tjetër dhe ta fitojmë kënaqësinë dhe xhenetin e Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.