Në një fragment që bën fjalë për të drejtat njerëzore në Islam, ai argumenton se Islami përmban konceptin më të lartë të të drejtave universale njerëzore dhe ai qëndron mbi të gjitha fetë, sistemet apo ndërmarrjet e tjera.
Ai thotë:
" Islami e konsideron vrasjen e një njeriu si vrasjen e gjithë njerëzimit, sepse për vrasësin e një njeriu është e pranueshme ideja se çdo person tjetër mund të vritet."
- Gyleni e argumenton këtë në një mënyrë të përbashkët me shumë mendimtarë filozofikë dhe fetarë, duke shtuar se ndoshta është e justifikueshme vrasja e atyre që vrasin të tjerët, që përpiqen të shkatërrojnë shoqëritë e kështu me radhë. Në këto raste, vrasja nuk përbën krim, ajo përbën një ndëshkim apo vetëmbrojtje.
Në një fragment tjetër, ai thotë se sipas Islamit:
" Një qenie njerëzore, qoftë burrë apo grua, i ri apo i vjetër, i bardhë apo i zi, është i respektueshëm, i mbrojtur dhe i padhunueshëm. Pasuria e tyre nuk mund të merret, prona e tyre nuk mund të preket. Ata nuk mund të dëbohen nga vendlindja dhe pavarësia e tyre nuk mund të mohohet.
Ata nuk mund të ndalohen të jetojnë sipas parimeve të tyre. Nga ana tjetër, atyre u ndalohet të kryejnë të tilla krime ndaj të tjerëve. Ata nuk kanë të drejtë të dëmtojnë këtë dhuratë të Zotit, siç është njerëzimi, sepse ata vetë janë pronarë të përkohshëm të të mirave të Tij. Zoti është pronari i vërtetë i gjithçkaje...
Njerëzit janë për të mbrojtur dhe për ta ruajtur këtë dhuratë. Është një detyrë e shenjtë për ta mosdëmtimi i saj dhe moslejimi që të tjerët ta bëjnë këtë. Kur është e nevojshme, ata duhet të luftojnë dhe të vdesin për të. "
[Shkruan: Bujamin Salija ]
Referenca:
1. Dialogu i Qytetërimeve ( Fethullah Gylen )
2. Statuja e Shpirtrave tanë ( Fethullah Gylen )