Eselamu Alejkum gjitheve,,,,,,,,,,,
Duke shfletuar disa libra me ra ne dore nje liber qe tregonte disa ndodhi te jetes se Profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] dhe te asehabeve te tij. I lexova te gjitha, dhe une nga ato tregime, shkeputa kete ndodhi.
Kishin vajtur disa gra plaka ne dhomen e Profetit [sal-lall-llahu alehji vesel-lem] dhe e kishin pyetur, nese ata do te hinin ne xhennet! Profeti [sal-lall-allahu alehi vesel-lem u kishte thene se plakat nuk do te hine ne xhennet plakat kishin filluar te qajne nga halli qe i kishte kapluar, duke patur parasyshe se fjalet e Pejgamberit gjithmone jane te sakta. Profeti [sal-lall-llahu aljhi vsel-lem] largohet nga shtepia. ndersa plakat vazhdonin akoma te qanin. Meqense ato e dinin qe profeti [sal-lall-llahu aljhi vesel-lem] nuk kishte mundesi qe te genjente, pasi dihej karakteri i pa-arritshem qe zoteronte, e kishin tashme te sigurte qe nuk hinin ne Xhenet. Dikush i shqetesuar takon profetin dhe e lajmeron qe ato plaka nuk e kishin nderment te largoheshin nga shtepija e tij, pasi ai u kishte thene qe plakat nuk hinin ne Xhenet. Profeti Muhamed [sal-lall-llahu alejhi vsel-lem] me qetesi dhe me buzeqeshjen e tij te paster i pergjigjet:
-Plakat nuk hijne ne Xhenet, pasi ato do te hijne te reja. (Nqs e dini njerzit qe hijne ne Xhenet hijne ne moshen me te bukur te tyre).
Kjo ishte dhe pergjigja qe i beri plakat te qeshin perseri!!