- Çdo fjalë që nuk përfshihet si dhikr i Zotit, është e kotë.
- Heshtja që nuk është shenjë meditimi, është e gabuar.
Kur e pyetën Rebi bin Hajsem:
– Na përshkruaj një njeri që është më i hajrit sesa ti? Ai tha:
– Po, njeriu fjala e të cilit është dhikr, heshtja e të cilit është meditim dhe vështrimi i tij mësim marrje është njeri më i hajrit se sa mund të jem unë.
- Brenda çdo njeriu rrjedh pa ndalur një lum meditimi që nuk di të pushojë, por vetëm rrjedh. Po të mos i jepet drejtim dhe të lihet të shkojë nga të dojë, nuk di se nga duhet të rrjedhë. Ai kalon ngado, nga vende të sakta dhe të gabuara. Ndonjëherë humbet në shkretëtirën e thatë dhe zhduket.
- Me fjalë të tjera ashtu siç ndodh me trungjet që i ka rrëmbyer përmbytja, edhe ai shkon drejt një fundi të panjohur. Aftësia e vërtetë është ta drejtosh lumin e meditimit drejt tokave pjellore dhe të mbjellësh të mbjella të bereqetshme.
Dhikri i gjuhës është ta përmendësh Allahun me emrin dhe atributet e Tija të hijshme, ta madhërosh atë me tesbih, ti bësh hamd Atij, t’i lexosh librin dhe t’i bësh dua Atij.
Dhikri i trupit është që çdo gjymtyrë e jotja të merret vetëm me atë që të ka urdhëruar Allahu dhe të mos kryejë asgjë që Ai ia ka ndaluar
Gjëja më e rëndësishme në dhikr është meditimi rreth tij me ndërgjegje të hapur dhe duke medituar rreth kuptimit të tij.
Sipas fjalëve të Muhamed Parsa, kur bën dhikër me fjalën e shehadetit teksa pohon fjalët “La ilahe” duhet të mendosh se të gjithë krijesat janë të përkohshme dhe t’i numërosh ato me zero dhe të largosh nga mendja jote çdo gjë tjetër përveç Allahut.
Zemra duhet ngopur me perceptimin dhe ndërgjegjen se ajo nuk do të bëhet robi i asnjë gjëje në këtë jetë përveç se i Allahut.
Tek thua “Ilallah” duhet të mendosh se Allahu është i përhershëm dhe se është Krijuesi i vetëm që duhet t’i drejtohesh me dashuri. Në këtë mënyrë atributet xhemali të Zotit do të shfaqen edhe në zemrën tënde.
Jusuf Hemedani - ka thënë:
" Zemra dhe dhikri janë si pema dhe uji. Zemra dhe meditimi janë si pema dhe fryti i saj.Gabon ai që pret të gjelbërojë pema që nuk vaditet me ujë apo që pret të këpusë fryte nga ajo pa çelur lulet dhe gjethet e saj. Sa do të dëshirojë ajo nuk lidh fryte, sepse nuk është koha e frutave, por koha për të ushqyer pemën dhe për t’u përkujdesur për të. Duhet ta vadisësh atë, t’ia heqësh barin e keq dhe gjërat e tjera të huaja dhe duhet të presësh që ajo të marrë rreze dielli. Kur të realizohen këto gjëra, pema bëhet plot hare dhe e freskët duke u stolisur me gjethet e blerta. Vetëm pasi të fitojë këto cilësi mund të pritet që nga degët e pemës të varen fruta, sepse tani është koha e frutave. "
Hasan Basri ka thënë:
" Të urtët vazhdojnë ta mësojnë veten e tyre për meditim me anë të dhikrit dhe për dhikër me anë të meditimit. Si rezultat zemrat e tyre flasin. Pas kësaj zemrat e tyre fillojnë të flasin vetëm urtësi."
Ebu Sulejman Darani ka thënë:
" Mësojini sytë tuaj të lotojnë dhe zemrat tuaja të meditojnë!"
" Të jepesh pas kësaj bote është një perde mes njeriut dhe ahiretit, një humbje e
dhimbshme për evlijatë. Të mendosh rreth ahiretit bëhet shkak që tek njeriu të lindin dritat e urtësisë dhe i ringjall zemrat."
Jusuf Hemedani ka thënë:
" Kur tek njeriu lind meditimi i besimit atë e pasojnë edhe punët e mira. Ashtu siç është emundur që t’i bashkosh këto të dyja, pra veprën me meditimin, ashtu është e mundur që t’i njësosh ato me njëra-tjetrën."
Fudajl bin Ijad -rahmetullahi alejh- ka thënë:
" Meditimi është si pasqyrë e madhështisë dhe mbretërisë hyjnore, sepse në të bëhen tëqarta punët e mira dhe të mbrapshta."
" Meditimi për një kohë të gjatë i bashkon të gjithë mirësitë dhe punët e hajrit. Heshtja
është shpëtim, zhytja në të pavërteta është një pendesë e dhimbshme dhe pikëllim. Ai njeri që tregohet indiferent ndaj ahiretit dhe shkon pas dëshirave të nefsit do t’i thotë vetvetes ditën e kiametit “Mjeri ti!” dhe do të kërkojë me forcë që të zhduket dhe të mos ekzistojë fare më mirë. "
Hazreti Aliu. r.a. thotë:
" I gjithë hairi është në këto katër gjëra: 'fjala, heshtja, kundrimi dhe lëvizja'. - Kundrimi nga i cili nuk merret mësim, është indiferencë. Lëvizja që nuk të shpie drejt robërisë ndaj Allahut, është kotësi dhe marrëzi. Allahu e mëshiroftë njeriun, fjala e të cilit është dhikr dhe punë e mirë, heshtja e të cilit është meditim, kundrimi i të cilit është mësim-marrje, lëvizja e të cilit është robëri ndaj Allahut! Njerëzit janë të shpëtuar nga gjuha dhe duart e një njeriu të tillë."
[ Shkruan: Bujamin Salija ]
Referenca :
- Drita e Pashuar 2 - Fethullah Gylen.
- Meditimi - Osman Nuri Topbas.
- Enigma e Dashurisë për Allahun dhe Profetin - Osman Nuri Topbas.