Në një ceremoni të mbajtur të enjten, me 8 dhjetor në qytetin francez Saint-Denis, u nderuan hafizat e rinj të Kur’anit, ndërsa ceremonia e organizua nga Instituti Evropian për Shkencat Islame dhe Humane, transmeton agjencia e lajmeve Irib.
Studentët e Institutit të cilët kishin ardhur për të mësuar me zemër Kuranin e Shenjtë, u përgëzuan që të gjithë. Ata mësuan Librin e shenjtë gati për tre vjet.
Ahmed Isa Al-Misravi, recitues i shquar i Kur’anit dhe profesor i Universitetit të Az’harit dhe Ahmed Xhebele, kreu i Institutit Evropian për Shkencat Islame dhe Humane, ishin në mesin e pjesëmarrësve në ceremoni.
Hafizat e Kuranit, të cilët ishin nderuar në këtë ngjarje, kanë marrë certifikata për mësimin përmendësh të Kuranit, gjë që u lejon atyre të mësojnë Kuranin në qendrat islame të Evropës.
(Breziiri)