Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Femra muslimane ,nismëtare në rrugën e kërkimit të dijes Tue 20 Dec 2011 - 11:49 | |
| Allahu I Madhëruar u obligon gjithë muslimanëve,pavarësisht gjinisë,kërkimin e diturisë.Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Kërkimi I diturisë është obligim për cdo musliman.” Me të dëgjuar fjalët e Profetit a.s,sahabët I dhanë asaj rëndësi të vecantë,këmbëngulën në shpërndarjen dhe ruajtjen e saj, duke pritur shpërblim të madh nga Allahu xh.sh .Sahabët nuk u mjaftuan me kaq.Ata nxitën gratë e tyre për t`u zbukuruar me dituri dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut. Përgjigja e kësaj nxitjeje bëhet e dukshme me numrin e madh të femrave, të cilat I kanë kushtuar veten e tyre shpërndarjes së dijes fetare në secilën fushë të saj.Ato patën mësuar interpretimin, hadithin, jurisprudencën dhe shkenca dhe shkenca të tjera.Ato patën shkëlqyer në shkrime rreth këtyre temave.Prezenca femërore shikohet dhe në fushën e kaligrafisë gjithashtu. Nëna e besimtarve,Aishja r.a fitoi titullin “fakiha ul-Ummat” 9Juristja E Ummetit) dhe qëndroi mbi shumë të tjerë në kohën e saj në fusha të ndryshme të dijes.Sahabët e mëdhenj e kishin zakon ta pyesnin atë rreth cështjeve fetare dhe të tjera.Ajo është një nga njëmbëdhjetë sahabët që kanë transmetuar më shumë hadithe.Numri I transmetimeve të saj arrin 2210. Gra të tjera të njohura në statusin e sahabeve , të cilat shkëlqyen në të mësuar janë: Ummu Seleme,Hafsa Bintu Omer, Ummu Habibe,Mejmune,Xhuejrija-të gjitha nëna të besimtarëve-gjithashtu Esma Bintu Ebu Bekr,Ummu Atijah Ensarija,etj.Shumë tabi`in mësuan hadithin prej tyre.Allahu qoftë I kënaqur me këto sahabeve të nderuar.
Edukimi I femrave në kohën e Profetit a.s Edukimi I femrave ishte cështje parësore e profetit a.s . Ato nuk erdhën në mësimet e profetit a.s sikurse vepruan burrat, por metoda të tjera u përshtatën për t`i mësuar ato.Ndër më të spikaturat janë: 1. Ato mësonin nga bashkëshortët e tyre.Sahabët r.a ua mësuan Kuranin grave të dhe fëmijëve në shtëpi.Kur profeti a.s njëherë tha që, “dija fetare do të zhduket”, Zijad Ibn Lebid ndërhyri: “Si mund të zhduket dija nga nga mesi ynë,kur ne jemi ata që e lexojnë Kur`anin? Pasha Allahun,ne do t`ju recitojmë dhe mësojmë atë grave dhe fëmijëve tanë”.Drita ebesimit filloi t`I ndriconte këto shtëpi, pasi në to mësohej fjala e Zotit,punohej me të dhe shpërndahej për hirë të Tij. 2. Gratë sahabie ua drejtonin pyetjet e tyre nënave të besimtarëve e ato e pyesnin profetin a.s.Aishja r.a dhe sahabie të tjera I drejtonin pyetje Profetit a.s sa herë që ishin në dyshim rreth dickaje.Ata nuk hezitonin për të pyetur.Rreth kësaj, Aishja r.a , ka thënë: “Allahu qoftë I kënaqur me gratë e Ensarëve,që nuk I pengonte turpi për të pyetur rreth cështjeve të fesë”. 3. Marja e mësimeve javore nga vetë Profeti a.s Ai a.s e kishte zakon të shkonte në mbledhje të vecanta me sahabet për t`I edukuar,nxitur dhe këshilluar.Në sahihun e tij,Imam Bukhariu (Allahu e mëshiroft) ka vendosur një kapitull në librin e diturisë,të quajtur: “A duhet të caktohet një ditë për gratë për të mësuar fenë (vecuar nga burrat)?” (kapitulli 35,Libri I diturisë). Ai ka transmetuar këtë hadith nga Ebu Seid El-Khudrir.a): “Gratë I thanë profetit a.s : “Burrat kanë marrë pjesë më të madhe të kohës nga ne, kështu që vendos për ne një ditë ,në të cilën do t`u fliste rreth cështjeve fetare.Ai jepte predikime dhe urdhëresa.Në lidhje me këtë,ai u tha: “Nuk ka grua që humb tre fëmijë nga vdekja e të mos jenë ata mburojë për të nga zjarri”. Një grua e pyet: “Po dy?” Ai u përgjigj: “Dhe dy,,gjithashtu”. (Bukhari,101.) Sahabet ishin të etur në kërkimin e diturisë.Profeti a.s e pranoi kërkesën e tyre për t`I mësuar.Ai shpeshherë I këshillonte dhe I inkurajonte.Njëherë,ai shkoi në takimin e tyre me Bilalin r.a dhe pas mbajtjes së predikimit, u kërkoi atyre të jepnin sadaka.Ata dhanë menjëherë vathët dhe unazat e tyre, të cilat Bilali I mblodhi në vendgrumbullimin e tij.(Buhari)
Sikurse sahabët,sahabiet gjithashtu ishin dijetare të hadithit,fikhut,gra të mësuara,shkrimtare,etj.Zonja Aishe u quajt Fakihe (Juriste).Zejneb Bintu Ebu Seleme ishte vajza e Ummu Seleme , e cila ishte bashkëshortja e profetit a.s.Ajo ishte fakihja më e madhe e kohës së saj dhe Ebu Rafi, një tabi`in e konfirmoi këtë.(el Isti`ab,Volume 2,fq.256)
Ummu Derda El-Kubra ishte shumë intelegjente dhe e ditur.Ajo ishte askete dhe sahabe fakihe e madhe.
| |
|