Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | 'Shejtani nga Ramadi' Snajperisti amerikan, krenar që vrau 255 muslimanë | |
“Ky është zanati im dhe krenohem me faktin që jam një profesionist i mirë. Kur të vijë momenti im për të dhënë llogari pas vdekjes, do të shfaqem përpara Zotit me ndërgjegje të pastër. Më vjen keq që kanë mbetur pa u numëruar jetët që unë kam shpëtuar”, shprehet Kyle, snajperisti amerikan i cili zanatin e vet e ushtroi mbi jetët e shumë muslimanëve në Irak.
Për herë të parë, Chris Kyle tregon se hezitoi të tërhiqte këmbëzën e armës së tij snajper. Megjithatë, ia doli dhe vrau në vend një grua, e cila ishte gati të sulmonte me granatë një batalion marinsash në Irak.
Që prej atëherë, snajperisti më “vdekjeprurës” në historinë e ushtrisë amerikane i ka marrë jetën 255 personave të tjerë.
Pikërisht, statusi i gjuajtësit që i ka shkaktuar më shumë humbje armikut në luftë e shndërroi atë në kryelajmin e një reviste amerikane.
Në Irak ka qëndruar katër herë. Atje shpejtë është dëgjuar për aftësitë e tij, ashtu që në qytetin Ramadi e kanë quajtur “Shejtani nga Ramadi”.
Ky veprim prej marrëzie i këtij „terroristi“ amerikan nuk gjykohet, madje proklamohet dhe lavdërohet nëpër medime të ndryshme botërore. (Breziiri) | |
|