Kompania turke e fluturimeve ajrore (THY), përveç shërbimeve të tjera të shumta për klientët e saj gjatë fluturimit, ofron dhe një shërbim tjetër të veçantë për udhëtimet jashtë vendit.
Falë këtij shërbimi, pasagjerët e Turkish Hava Yollari, do të mund të dëgjojnë recitimin e Kuranit Fisnik në 30 aeroplanë të kësaj kompanie për udhëtimet jashtë Turqisë. Përveç recitimit të Kuranit, pasagjerëve u mundësohet dhe komenti i Librit të shenjtë në gjuhën turke, por që më pas do të shtohen dhe katër gjuhë të tjera të huaja. Ishin kërkesat e pasagjerëve që preferojnë këtë linjë fluturimi ato që bënë të mundur realizimin e këtij shërbimi. Kompania në fjalë bashkëpunon ngushtë dhe me Bashkësinë Islame turke, me qëllim që klientëve të saj t’ju ofrojë shërbimet më maksimale.
Shërbimi i ri në bordin e aeroplanëve të Turkish Hava Yollari, është mirëpritur nga pasagjerët të cilët janë shprehur tejet të surprizuar kur kanë dëgjuar për herë të parë leximin e Kuranit në avion. Autoritetet e kompanisë në fjalë, janë shprehur se së shpejti do të ofrohet dhe shërbimi i Kuranit viziv. /ardhmeriaonline/