Therja e vdekjes mes Xhenetit dhe Zjarrit
POSTED IN: HADITHE
Allahu thote:”Terhiqu atyre verejtjen per Diten e Deshperimit,kur te marre fund ceshtja (dikush ne Xhennet dikush ne Zjarr),se ata (sot) jane te hutuar dhe se ende nuk besojne.”(Mejrem 39)
Transmetohet nga Ebu Seid Huderiu r.a. se i Derguari i Allahut a.s.ka thene:
“Vdekja do te sillet ne formen e nje dashi te majme,qe do te vendoset midis Xhennetit dhe Zjarrit.Dikush do t`u thote banoreve te Xhennetit:”A e njihni kete?”Ata do te ngulin shikimet,do te veshtrojne dhe do te thone:”Po.Kjo eshte vdekja!”Me pas dikush do t`u thone banoreve te Zjarrit:”A e njihni kete?”Ata do te ngulin shikimet,do te veshtrojne dhe do te thone:”Po.Kjo eshte Vdekja!”Me pas do te jepet urdheri per therjen e saj dhe dikush do te thote:”O banore te Xhennetit,perjetesi pa vdekje!O banor te Zjarrit,perjetesi pa vdekje!
Me pas i Derguari i Allahut a.s. lexoi ajetin:
“Terhiqu atyre verejtjen per Diten e Deshperimit,kur te marre fund ceshtja (dikush ne Xhennet dikush ne Zjarr),se ata (sot) jane te hutuar dhe se ende nuk besojne.”(Mejrem 39)
Transmeton Buhari dhe Muslimi.