Përshkrimi i zjarrit të Xhehennemit dhe shkaqet
që të çojnë tek ai Shkroi dijetari i njohur
Abdurrahman Ibn Shihabuddin Ibn Rexheb
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe paqja janë për Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe mbarë shokët e tij.Zjarri është përshkruar në Kur'an dhe në Sunnetin e
Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që njerëzit të ruhen prej tij dhe prej punëve që të çojnë atje. Prej tyre janë këto hadithe të cilat po i tregojmë më poshtë.Në hadithin e saktë thuhet: "Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta e zjarrit të Xhehennemit". (Mutefekun alejhi)
Në një hadith tjetër thuhet: "Do sillet Xhehenemi atë Ditë. Ai ka shtatëdhjetë mijë frerë. Çdo fre e tërheqin shtatëdhjetë mijë melaike". (Transmeton Muslimi)
Në një hadith tjetër thuhet: "Disa njerëz i mbulon zjarri deri tek nyjat e këmbëve. Disa i mbulon deri tek gjunjët. Disa i mbulon deri tek beli. Disa i mbulon deri në fyt". (Transmeton Muslimi)
Në një hadith tjetër thuhet: "Ai që ka dënimin më të lehtë në Xhehennem është ai që ka një palë shapka prej zjarri prej të cilave i ziejnë trutë siç zien tenxherja. Ai mendon se askush nuk dënohet më shumë se ai, megjithëse ai ka dënimin më të lehtë në Xhehenem". (Mutefekun alejhi)
Ushqimi i banorëve të Zjarrit është "Edh-dharri'u"është një pemë e cila ka arritur kulmin e nxehtësisë,hidhësirës dhe erës së keqe e kjo është ajo që quhet ndryshe pema e Zekumit ose mund të jetë diçka tjetër.Gjithashtu ushqimi i tyre është edhe "Gislini" i cili është qelbi i banorëve të zjarrit. Allahu na ruajt.Pija e banorëve të zjarrit është "El hamim" uji i nxehtë i cili ka arritur kulmin në nxehtësi. Kur u afrohet tek fytyrat e tyre ua pjek fytyrat e kur ta pinë ua këput zorrët.Allahu i Madhëruar ka thënë: "E nëse kërkojnë ujë u jepet ujë si vaj i keq i cili ua pjek fytyrat. Ah sa pije e keqe ështëkjo". (El-Kehf: 29)
Gjithashtu ka thënë: "U jepet për të pirë hamim (ujë i nxehtë) i cili ua këput zorrët cop-copa". (Muhamed: 15)
Veshja e banorëve të zjarrit është Katrani, Hekuri dhe ata kanë rroba prej zjarri. Allahu na ruajt. Allahu na ka paralajmëruar të ruhemi pre zjarrit aty ku thotë: "Ju kam paralajmëruar prej zjarrit të vrullshëm". (El-Lejl: 14) Dhe aty ku thotë: "Ruajuni prej zjarrit që është përgatitur për mosbesimtarët". (Ali Imran 131)
Shkaqet kryesore që të çojnë në Xhehennem janë:përgënjeshtrimi i fjalës së Allahut dhe të dërguarit të Tij me zemër dhe shkaku i dytë është mosbindja ndaj urdhrave të Allahut dhe të dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue selem)."Ne na është shpallur se ndëshkimi është për atë që përgënjeshtron dhe i kthen shpinën (urdhrave të Allahut)". (Taha: 48)
Një prej shkaqeve që të ruajnë prej zjarrit është që t'I kërkosh Allahut mbrojtje prej tij dhe e qara prej frikës së Allahut. Gjithashtu edhe largimi prej punëve që të çojnë atje.Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) shpeshherë I kërkonte Allahut mbrojtje prej zjarrit dhe ka urdhëruar një besimtari t'i kërkojë mbrojtje Allahut prej zjarrit në namaz e në raste të tjera.Në shumë raste lutja që bënte Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte: "O Zot, na jep mirësi në dynja, mirësi në Ahiret dhe na ruajë nga dënimi i zjarrit".(Transmeton Buhariu nga Enesi radiAllahu anhu)Të gjithë Profetët, siddikët (të drejtët), dëshmorët dhe njerëzit e mirë ishin të frikësuar nga zjarri dhe i frikësonin njerëzit prej tij.
Frika që është vaxhib është ajo frikë që të shtyn të kryesh detyrat dhe të ndalon nga haramet. Disa selefë kur shikonin zjarrin e dynjasë trembeshim shumë dhe u ndryshonte ngjyra e fytyrës sepse Allahu ka thënë: "Ne e kemi bërë atë (zjarrin e dynjasë) si përkujtim". (El-Uakia: 73)
Disa prej tyre i ndaloi frika nga Xhehennemi prej gjumit. Disa prej tyre thoshin: Çuditem prej atij që kërkon Xhennetin si fle gjumë dhe çuditem prej atij që do t'ia mbathë prej zjarrit si fle gjumë?!Disa prej tyre i ndaloi frika nga Xhehennemi të qeshurin. Disa prej tyre i kishin dhënë besën Allahu të mos qeshnin kurrë. Seid Ibn Xhubejri (Allahu e mëshiroftë) kathënë: “Si të qesh kur Xhehennemi është ndezur, prangat janë varur dhe zebanijet po presin”.Disa prej selefëve frika nga Xhehennemi i shkaktoi sëmundje madje disa prej tyre vdiqën prej kësaj frike.
Allahu i Madhëruar ka thënë: "Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit të Tij ka dy Xhennete". (Er-Rahman: 46)
Profeti (sal-lAlahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:"Sikur ta dini atë që di unë, do qeshnit pak e do qanit shumë. Aty mbuluan kokat shokët e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e u dëgjohej zë nga e qara". (Transmetonjnë Buhariu dhe Muslimi)
Allahu e ka krijuar zjarrin për xhindet dhe njerëzit që e kundërshtojnë Atë e me ta do mbushet.Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ne kemi krijuar për Xhehennemin shumë xhinde dhe njerëz". (El-A`raf: 179)
Gjithashtu ka thënë: "Është plotësuar fjala e Zotit tënd: Do ta mbush Xhehennemin plotë me xhinde dhe njerëz bashkërisht!" (Hud 119)
E qara nga frika prej zjarrit të shpëton prej tij. Kërkimi mbrojtje Allahut prej zjarrit bën që Allahu të të ruajë prej tij. Në hadith tregohet se Profeti (sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Nuk hyn në zjarr ai që qan nga frika e Allahut deri sa të kthehet qumështi në gji". (Transmetonjnë En-Nesaiu dhe Tirmidhiu dhe ka thënë: Hadithi është i saktë)
Gjithashtu ka thënë: "Dy sy nuk i prek zjarri: Atë sy që qan nga frika e Allahut dhe atë sy që ruan në rrugën e Allahut". (Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë: Hadithi është i saktë)Vendi i zjarrit është toka e shtatë e cila është shtresa më e poshtme e saj në Sixhxhin në vendin më të ulët dhe më të ngushtë. Ndërsa Xhenneti është poshtë Arshit të Allahut. Krijesat sa më lartë të jenë aq më të gjera janë dhe sa më poshtë që të jenë aq më të ngushta janë. Xhenneti është në vendin më të lartë e më të gjerë.Ndërsa Xhehennemi është në vendin më të ulët e më të ngushtë.Allahu na ruajtë prej tij dhe prej punëve që të afrojnë tek ai!Xhehennemi ka shtatë shtresa të cilat janë:Xhehennem, Ledha, El-Hutameh, Es-Seirr, Sakarr, El-Xhehim dhe El-Haujeh.
Thellësia e Xhehennemit është shtatëdhjetë vjet siç është treguar në hadithin që e transmeton Muslimi e të tjerë.Portat e Xhehennemit janë të mbyllura për banorët që ndodhen në të. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ata janë në zjarr të izoluar (Portat e tij janë mbyllura)". (El-Beled20)
Portat e Xhehennemit janë të mbyllura para se të hyjnë banorët e tij në të. "Derisa kur të vijnë u hapen portate tij". (Ez-Zumer 71)
Zjarrin e rrethojnë mure prej zjarri. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ne kemi përgatitur për mizorët zjarr të cilin e rrethojnë mure prej zjarri". (El Kehf: 29)
Xhehennemi është i zi dhe banorët e tij janë të zinj.E çdo gjë në të është e zezë. Argument që banorët e tij janë të z i n j ë s h t ë f j a l a e Al l a h u t t ë Ma d h ë r u a r :
“Fytyrat e tyre (duken) sikur janë mbuluar me copa nate pis. Këta janë banorët e zjarrit. Ata janë të përjetshëm në të". (Junus: 27) Gjithashtu ka thënë: "Atë ditë do zbardhen fytyra e do nxihen fytyra". (Ali Imran: 106)
Është transmetuar në hadithe të sakta se disa besimtarë mëkatarë digjen në zjarr derisa bëhen qymyr.Zjarri është shumë i nxehtë. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ata thanë: Mos ikni në të nxehtë. Thuaj: Zjarri i Xhehenemit është më i nxehtë sikur të kuptonin". (Et-Teubeh 81)
Në librin e Buhariut dhe Muslimit tregohet hadithi se: "Zjarri u ankua tek Allahu dhe tha: Jam duke ngrënë veten time. Prandaj iu dha leje të shfryjë dy herë në vit. Një herë në dimër dhe një herë në verë. Për këtë arsye nxehtësia më e madhe gjë gjeni është prej tij dhe ftohtësia më e madhe që gjeni është prej tij". Gjithashtu në një hadith tjetër thuhet: "Zjarri juaj që ndizni është një e shtatëdhjeta e zjarrit të Xhehenemit".
Xhehennemi ndizet çdo ditë në mesin e ditës e nganjëherë ndizet edhe në kohë të tjera. Gjithashtu do ndizet edhe ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar ka thënë:"E kur të ndizet Xhehimi (zjarri)". (Et-Tekuir 12) D.m.th. rindizet herë pas herë për shkak të gjynaheve të bijve të Ademit të cilat shkaktojnë zemërimin e Allahut kundrejt tyre e për këtë shkak shtohet flaka e tij. Allahu na ruajt prej dënimit të Tij! Gjithashtu do ndizet edhe më shumë kur të hyjnë banorët e tij në të. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Sa herë që shuhet Ne u shtojmë zjarrin". (El-Isra: 97)
Allahu i Madhëruar ka thënë për shfryrjen e Xhehenemit: "Kur t'i shohë (Xhehennemi) ata(mosbesimtarët) nga një vend i largët, do dëgjojnë prej tij shfryrje dhe fërshëllima". (El Furkan: 12)
Allahu i Madhëruar ka treguar për tymin, flakën dhe shkëndijat e tij e ka thënë: "Të majtët. Eh ç'janë të majtët. Ata janë në nxehtësi dhe ujë të nxehtë. Në hije prej tymi. As të freskët e as të nderuar". (El-Uakiah: 41-44)Ajeti ka treguar ato gjëra me anë të të cilave freskohet njeriu
në dynja prej të nxehtit e ato janë uji, ajri dhe hija. Ajri I Xhehennemit është era shumë e nxehtë uji i tij është uji që ka arritur kulmin e nxehtësisë. Dhe hija e tij është prej shtëllungave të tymit. Allahu na ruajt prej këtyre me mirësinë dhe bujarinë e Tij!
Allahu i Madhëruar na ka treguar për zinxhirët dhe për prangat që vendosen në duar, qafë dhe në këmbë në Xhehennem ku thotë: "Ne kemi përgatitur për mosbesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr". (El-Insan 4 )Gjithashtu ka thënë: "Ne i kemi vendosur prangat në qafat e atyre që kanë mohuar". (Sebe' 33) Gjithashtu ka thënë: "Ne kemi (për ta) pranga dhe Xhehim (zjarr). Kemi ushqim që të ngec në fyt dhe ndëshkim të dhembshëm".(El-Muzzemmil: 12-13)Këtu kemi tre lloj ndëshkimi:
I pari është dënimi I prangave që vendosen në qafë. I dyti: prangat që vendosen në duar dhe këmbë dhe i treti: zinxhirët.Allahu i Madhëruar ka thënë : "Më pas në një zinxhir (të gjatë) prej shtatëdhjetë parakrahësh futini". I hyn zinxhiri nga prapanica dhe i del nga koka siç futen pulat në hell për t`u pjekur.Allahu i Madhëruar ka treguar për gurët e Xhehennemit e ka thënë: "O ju që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët". [Et-Tahrim: 6)Gjithashtu ka thënë: "Ruajuni prej Zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët". (El Bekareh 24)Dijetarët e tefsirit kanë rënë në kontradiktë se kush janë këta gurë. Disa prej tyre si Rabi Ibn Enesi janë të mendimit se ato janë gurët e statujave të cilat u adhuruan veç Allahut siç ka thënë Allahu i Madhëruar:"Ju dhe ata që adhuroni veç Allahut do të jeni gurë të Xhehenemit. Në të do hyni".(El-Enbija: 98)Ndërsa shumica e dijetarëve të tefsirit janë të mendimit se këto gurë janë gurë squfuri prej të cilave ndizet zjarri. Thuhet se në të ka pesë lloje dënimi të cilat nuk ndodhen tek llojet e tjera të gurëve. Ndizen shpejt, kanë erë të keqe, nxjerrin shumë tym, ngjiten pas trupit të njeriut dhe çlirojnë shumë nxehtësi kur nxehen. Allahu na ruajt prej tyre!
Treguam pak më sipër për ushqimin dhe pijen e banorëve të Zjarrit. Allahu i Madhëruar na ka treguar se pija e tyre është katër lloje :
a) El-Hamim që është uji i nxehtë që djeg dhe pjek fytyrat e tyre dhe u këput zorrët e tyre copa-copa.
b) El-Gas-sak i cili është ujë i ftohtë që ka arritur kulmin e ftohtësisë.
c) Qelbi (i banorëve të Xhehenemit).
d) Uji që është si vaj i djegur, i zi, i trashë dhe me erë të ndyrë.
Shumë prej selefëve kur e kujtonin ushqimin e banorëve të Zjarrit dhe pijen e tyre, u largohej oreksi për të ngrënë bukë aq sa e linin atë. Imam Ahmedi thoshtë: “Frika prej Zjarrit më ka ndaluar që të ha dhe të pi aq sa nuk kam oreks”."Ata kanë prej Xhehenemi shtrojë dhe sipër tyrembulesë". (El-A'raf: 41) Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka treguar për madhësinë e trupave të banorëve të Zjarrit dhe për shëmtinë e pamjeve të tyre. Transmeton Buhariu nga Ebu
Hurejre (radiAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Ndërmjet dy supeve të mosbesimtarit është largësia tri ditë për atë që ecën shpejt me kafshë".
Gjithashtu transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:"Dhëmballa e mosbesimtarit është si mali i Uhudit ndërsa trashësia e lëkurës së tij është tri ditë".Allahu i Madhëruar ka thënë : "Fytyrat e tyre I përpin Zjarri e ata bëhen (kalihune) të shëmtuar". (El-Mu'minun: 104) Dijetarët e tefsirit kanë thënë: “ (Kalihune)d.m.th. që buzët e tyre të sipërme e të poshtme u tkurren nga Zjarri dhe u shfaqen dhëmbët”.
Një prej ndëshkimeve që kanë banorët e Zjarrit është se ata tërhiqen zvarrë për fytyrat e tyre. "Atë ditë kur të tërhiqen zvarrë për fytyrat e tyre (e t`u thuhet) shijojeni fillimin e Sakarrit". (El-Kamer 48) Disa banorë të Zjarrit ndëshkohen duke u ngjitur sipër e duke u hedhur nga lartë.Ai që vret veten e tij është në Zjarr. Në hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre,transmetohet se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:"Kush e vret veten me një hekur ai e mban atë hekur në dorën e tij dhe e ngul atë në barkun e tij në zjarrin e Xhehenemit në përjetësi. Kush e vret veten me helm, helmin do ta ketë në dorën e tij dhe e pi atë në zjarrin e Xhehenemit në përjetësi. Kush hidhet nga një mal dhe vret veten ai hidhet në zjarrin e Xhehenemit (nga lart poshtë) I përjetshëm".
Disa banorë të Zjarrit vijnë vërdallë në zjarr dhe tërheqin zorrët e tyre siç është treguar në hadithin e saktë të Usameh Ibn Zejdit.Disa banorë të Zjarrit hidhen në një vend të ngushtë në të cilin njeriu nuk ka mundësi të lëvizë. Allahu i Madhëruar ka thënë: "E kur të hidhen atje në një vend të ngushtë të prangosur do luten për vetët e tyre për shkatërrim". (El-Furkan: 13)
Ndëshkimi i mosbesimtarëve në Zjarr nuk shuhet,nuk ndërpritet dhe as nuk lehtësohet. Përkundrazi ai është i vazhdueshëm përgjithmonë. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Kriminelët do jenë të përjetshëm në Xhehenem.Nuk u lehtësohet dhe ata janë pa shpresë në të". (Ez- Zuhruf: 74-75)"Ata që kanë mohuar kanë zjarr Xhehenemi. Nuk u jepet fund që të vdesin dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi I tij". (El-Fatir: 36) Ndëshkimi më i madh që kanë banorët e Zjarrit është që ata nuk e shohin Allahun dhe janë të larguar prej Tij. Ai është i zemëruar prej tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Por jo, ata do jenë të penguar prej (shikimit të) Zotit të tyre". (El-Mutaffifin: 15) Shiko se kush është dhurata që u jepet banorëve të Zjarrit kur hyjnë në të. Allahu na ruajt prej tij! Allahu i Madhëruar ka thënë: “Më pas ju o të humbur e përgënjeshtrues do të hani prej pemës Zekkum. Keni për t'i mbushur me të barqet. Mbi të keni për të pirë ujë të përvëluar. Keni për ta pirë atë si devetë e etura (shumë).Ky është nuzuli i tyre ditën e Llogarisë”. (El-Uakiah: 51-56) Nuzul është ushqimi që përgatitet për mikun e porsaardhur.Këto ajete tregojnë se banorëve të Zjarrit do t`u jepet për mikpritje prej pemës Zekkum dhe ujit të përvëluar kur të hyjnë në të, të etur. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ne do t`i çojmë kriminelët në Xhehenem të etur"(Merjem: 86)
Allahu na ka treguar të qarët e banorëve të Zjarrit,rënkimet e tyre, klithmat e tyre dhe lutjet e tyre të cilave nuk u përgjigjet kush. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ata që u shkatërruan janë në Zjarr. Në të ata klithin dhe rënkojnë". (Hud: 106)
Banorët e Zjarrit kërkojnë të dalin prej atje por nuk gjejnë përgjigje. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata thanë: Ne na mundi e keqja jonë e ishim njerëz të humbur. Zoti
ynë na nxirr prej këtu e nëse ne kthehemi përsëri (tek punët e këqija) ne vërtetë jemi mizorë. U tha Rrini të poshtëruar në të dhe mos flisni". (El-Mu'minun: 106-108)
Gjithashtu Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ata thërrasin: O Malik, le të na vdesë ne Zoti yt. U thotë: Ju do qëndroni këtu". (Ez-Zuhruf: 77)
Banorët e Zjarrit vazhdojnë të kenë shpresë se do shpëtojnë prej këtij dënimi deri sa të theret vdekja. Atëherë kur të theret e humbin shpresën dhe shtohet shumë pendimi i tyre dhe mërzia e tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Seid el-Hudriu (radiAllahu anhu) se Profeti (sal lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë : "Do sillet vdekja ditën e gjykimit si dele me ngjyrë të bardhë e të zezë, vendoset ndërmjet Xhennetit edhe Xhehennemit e më pas jepet
urdhër që të theret e thuhet: "O banorët e Xhennetit, keni përjetësi e s'keni vdekje. O Banorët e Zjarrit, keni përjetësi e s'keni vdekje". Më pas Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) recitoi fjalën e Allahut të Madhëruar:"Paralajmëroji ata për ditën e pendimit kur të vendoset çështja ndërsa ata janë të hutuar (tani) e nuk besojnë".(Merjem: 39) Në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit thuhet: "E banorëve të Xhennetit u shtohet më shumë gëzimi ndërsa banorëve të Zjarrit u shtohet më shumë hidhërimi".Ardhja e Xhehennemit ditën e Gjykimit. Atë ditë Xhehenemi do nxjerrë një prej qafave të tij dhe do flasë.
Allahu na ruajt prej tij!Allahu i Madhëruar ka thënë: "Atë ditë do të sillet Xhehennemi. Atë ditë do të kujtohet njeriu por si mund të përkujtohet atë ditë (kur nuk bën dobi përkujtimi)". (El-Fexhr: 23)
Nga Ibn Mes'udi transmetohet se Profeti (sallAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Do sillet Xhehenemi ditën e Gjykimit. Ai ka shtatëdhjetë mijë frerë. Çdo fre e tërheqin shtatëdhjetë mijë melaike". (Transmeton Muslimi)
Ndërsa Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejre se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Do nxjerrë Xhehennemi një prej qafave të tij ditën e Gjykimit e do thotë: Mua më janë lënë në dorë tri veta: 1. Çdo person që mban veten të madh para njerëzve dhe është inatçi (kundrejt të vërtetës). 2. Çdo person që i lutet dikujt tjetërveç Allahut. 3. Çdo pikturues". (Transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu)
Tregimi i hyrjes në Zjarr. Allahu na shpëtoftë prej tij me mëshirën e Tij sepse Ai është më i Mëshirshmi!Allahu i Madhëruar ka thënë: "Çdonjëri prej jush ka për të hyrë në të. Kjo gjë për Zotin tënd ishte caktim i prerë. Më pas do shpëtojmë ata që ishin të devotshëm dhe do t`I lemë mizorët në të të gjunjëzuar". (Merjem: 71-72)
Sahabët (dhe dijetarët) kanë disa mendime në kuptimin e fjalës "ka për të hyrë në të". Disa prej tyre thanë: Kjo hyrje është kalimi mbi urën e Siratit. Ky mendim është treguar nga Ibn Mes'udi, Xhabiri, el-Hasen el-Basri, Katade, Abdurrahman Ibn Zejd Ibn Eslem, el-Kelbe të tjerë.Ndërsa një grup tjetër kanë thënë që hyrja që tregohet në këtë ajet është hyrje e vërtetë. Ky mendim është mendim I njohur nga Ibn Abbasi. Transmetohet prej tij se ka thënë: Për besimtarin do jetë paqe dhe i ftohtë ndërsa për qafirat dhe mushrikët do jetë vend qëndrim. Mendimi i parë është më i saktë.
Kalimi i njerëzve mbi Urën e Siratit do jetë në bazë të punëve të tyre kush më shpejtë e kush më ngadalë. Kështu që hyrja e qafirit është hyrje e vërtetë në Xhehennem ndërsa hyrja e besimtarit është kalimi mbi urën e Siratit.Kur të qëndrojë robi para Zotit të tij, Zjarrin do ta ketë përpara. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka treguar se kur njeriu të dalë para Zotit të tij për të dhënë
llogari do ta ketë Zjarrin përpara fytyrës së tij. E ka treguar se sadakaja e ruan njeriun nga Zjarri.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Adij Ibn Hatim se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë :"Çdonjërit prej jush do t'i flasë Zoti i tij pa pasur ndërmjetës. Atëherë do shohë nga e djathta e tij e nuk sheh vetëm se punën e tij. Do shohë nga e majta e tij e nuk sheh vetëm se punët e tij. Do shohë përpara e nuk sheh vetëm se Zjarrin para fytyrës. Prandaj ruajuni prej Zjarrit qoftë edhe me një gjysmë kokërr hurme". Në një transmetim të Buhariut thotë : "E kush nuk gjen, atëherë të flasë fjalë të mira".
Në hadithin e Abdurrahman Ibn Semuras tregohetse Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Kamparë një person prej umetit tim që vendos duart para vetes që të ruajë fytyrën e tij prej nxehtësisë së Zjarrit dhe shkëndijave të tij. Ndërkohë i vjen sadakaja dhe i bën
strehë mbi kokën e tij". (Transmetojnë Ebu Musa el-Medini dhe Taberaniu) Shejhul Islam Ibn Tejmije evlerësonte shumë këtë hadith dhe tregonte shumë fakte që e mbështesin saktësinë e tij.
Gjendja e njësuesve në Zjarr dhe dalja e tyre prej tij me mëshirën e më të Mëshirshmit dhe me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve. Është transmetuar në disa hadithe se njësuesit kalojnë mbi Urën e Siratit e shpëton kush shpëton e bie kush bie në Zjarr. E kur të hyjnë banorët e Xhennetit në Xhennet, shohin që u mungojnë vëllezërit e tyre njësues, të cilët kanë hyrë në Zjarr. Atëherë i luten Allahut të Madhëruar që t'i nxjerrë ata prej atje.
Banorët e vërtetë e të përhershëm të Zjarrit janë mosbesimtarët dhe mushrikët (idhujtarët). Ata janë të përjetshëm në të. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Është përgatitur për mosbesimtarët". (El-Bekare: 24)
Në hadithin e Buhariut dhe Muslimit tregohet se Allahu urdhëron Ademin të nxjerrë grupin e Zjarrit nga çdo një mijë veta nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë. Kjo gjë iu duk shumë e rëndë shokëve të Profetit (sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) atëherë Profeti (sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem)tha: "Prej je'xhuxh ma'xhuxhëve nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë, e prej jush një".
Është treguar në disa hadithe se shumica e bijve të Ademit janë prej banorëve të Zjarrit dhe se ata që kanë ndjekur Profetët janë pak në krahasim me të tjerët. E të tjerët janë të gjithë në Zjarr duke përjashtuar vetëm ata të cilëve nuk u ka mbërritur davja (thirrja) islame. Është treguar në disa hadithe që ky umet do ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha janë në Zjarr e vetëm një do shpëtojë. Ky grup është ai që ndjek rrugën e Profetit (sallAllahu alejhi ue sel-lem) dhe sahabeve të cilët kanë qënë të kapur pas Kur'anit dhe Sunnetit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ky është grupi i shpëtuar. Lus Allahun të na bëjë prej tyre.
Kur'ani tregon se shumica e njerëzve do jenë në Zjarr e këta janë ata të cilët do ndjekin shejtanin. Ndërsa prej njësuesve shumica e atyre që do hyjnë në Zjarr janë gra. Siç është treguar në hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në hytben e Eklipsit, ku Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Pashë Zjarrin e vura re që shumica e banorëve të tij ishin gra". (Mutefekun alejhi)
Disa prej cilësive të banorëve të Zjarrit janë ato që I ka treguar Allahu në ajetet që vijojnë : "Kush ishte shkaku që ju shkuat në Sakarr. Thanë: Ne nuk faleshim. Nuk ushqenim të varfrit. Futeshim tek e kota me ata që futeshin. Përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë derisa na erdhi e sigurta (vdekja)". (El-Muddeththir: 42-47)
Kështu që disa prej shkaqeve të cilat i çuan ata në Zjarr ishin se ata nuk faleshin, nuk jepnin zekatin, zhyteshin tek e kota dhe përgënjeshtronin Ditën e Gjykimit deri sa u erdhi vdekja në këtë gjendje. Allahu na ruajt!
Në hadithin e Buhariut dhe Muslimit tregohet se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "A t`ju tregoj kush janë banorët e Zjarrit? Çdo njeri i ashpër (I vrazhdë në të kotën), koprrac dhe mendjemadh".
Mendjemadhësinë e ka përshkruar Profeti (sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: "Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënvleftësimi I njerëzve".
Gjithashtu Allahu ka thënë në Kur'an: "A nuk ka vend në Xhehennem për mendjemëdhenjtë". (Ez-Zumer: 60) Duket qartë nga hadithet se shëndeti i mirë trupor, pasuria, luksi dhe rendja pas kënaqësive të kësaj jete dhe mendjemadhësia janë prej cilësive të banorëve të Zjarrit
. Në librin e saktë të Muslimit tregohet se banorët e
Zjarrit janë pesë :
a) I dobëti që nuk ka fuqi, as vendosmëri dhe as lakmi për të bërë mirë.
b) Tradhtari që nuk e fsheh lakminë e vet
qoftë edhe në gjërat e vogla. Këtu hyn pakësimi i peshores. Tradhtia në porositë që të janë besuar prej njerëzve për t`I ruajtur. Këtu hyn edhe ai që tradhton Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke kryer gjynahe fshehurazi dhe duke u shfaqur para njerëzve sikur
largohet prej tyre.
c) Mashtruesi që zakoni i tij është mashtrimi
i njerëzve mëngjes e mbrëmje. Mashtrimi është cilësi e
munafikëve. Mashtrimi d.m.th.: shfaqja e të mirës dhe fshehja e të keqes. E me këtë mënyrë përpiqet ky njeri të marrë pasurinë e njerëzve dhe të përfitojë prej tyre. Profeti
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë : "Kush na mashtron, nuk është prej nesh".
d) Koprracia dhe gënjeshtra. Të dyja këto e kanë burimin nga lakmia që ka njeriu për të marrë atë që nuk I takon.
e) Ai që është i paedukatë, i cili flet fjalë të ndyra. Në hadithin e Buhariut dhe Muslimit nga Aishja (radiAllahu anha) transmetohet se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Njeriu më i keq tek Allahu Ditën e Gjykimit është ai person të cilit i largohen njerëzit ngaqë është i ndyrë (imoral në vepra e fjalë)". Tirmidhiu e transmeton hadithin me tekstin që vijon: "Njeriu më I urryer tek Allahu është imorali që ka gojë të pistë (flet fjalë të ndyra)". Të parët që hyjnë në Xhehennem prej atyre që janë njësues:Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Hurejre (radiAllahu anhu) se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "M`u paraqitën tre personat e parë që do hyjnë në Xhennet dhe tre personat e parë që do hyjnë në Zjarr. Ata tre të parët që do hyjnë në Xhennet janë: Dëshmori, skllavi të cilin nuk e preokupon skllavëria e tij nga bindja ndaj Allahut dhe i varfri I ruajtur (që nuk e shtrin dorën) dhe ka familje të madhe. Ndërsa tre të parët që do hyjnë në Zjarr janë: Princi që i shtyp njerëzit, pasaniku që nuk e jep hakun e Allahut në pasurinë e tij dhe i varfri mendjemadh". (E transmeton Tirmidhiu këtë hadith dhe e ka cilësuar si të saktë) Cilësitë e këtyre janë padrejtësia,koprracia dhe mendjemadhësia. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre (radiAllahu anhu) në një hadith të gjatë ku ndër të tjera ka përmendur: luftëtarin, lexuesin e Kur'anit dhe atë që jep sadaka, të cilët I kryejnë këto vepra për t'u dukur para njerëzve. Më pas ka thënë: "Këta janë tre të parët me të cilët ndizet zjarri". Sikurse është treguar në disa hadithe të tjera se kënduesit e Kur'anit të cilit janë njerëz të prishur hyjnë në Zjarr para mushrikëve (idhujtarëve).
Ibn Rexheb në librin e tij ka thënë: “Disa hadithe të cilat tregojnë se Xhehennemi nxjerr një nga qafat e tij Ditën e Gjykimit dhe flet dhe rrëmben ndërmjet njerëzve mushrikët, mendjemëdhenjtë dhe ata që pikturojnë. Në një transmetim tregohet se ai që vret një njeri pa të drejtë hyn në Xhehennem pesëqind vjet para të tjerëve. Është transmetuar nga Ibn Abbasi (radiAllahu anhu) dhe nga selefë të tjerë se kjo do të ndodhë para se të hapen librat dhe të vendosen peshoret. Është treguar në një hadith nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se kjo do të ndodhë para se të fillojë llogaria për njerëzit. Allahu e di më mire”.
SHKEPUTUR NGA LIBRI:
“FRIKA PREJ XHEHENNEMIT DHE MALLI PER XHENETIN”
Autor:ABDURRAHMAN IBN REXHEPI