Një numër i madh i ministrave turq morën pjesë në ceremoninë e varrimit të tetë bashkëkombasve të tyre që humbën jetën në zjarrin që kaploi një apartament në Gjermani.
Ministrat thanë se autoritetet gjermane duhet ta gjejnë arsyen e zjarrit, duke shtuar se ata ishin duke pritur një hetim të detajuar mbi rastin.
“Ne shpresojmë që ky nuk ishte një sulm racist apo zjarrvënie, tha njëri nga ministrat", duke shtuar se Turqia ishte gati për të ndihmuar në hetimin.
Ata vunë në dukje domosdoshmërinë e një autopsie në Stamboll, dhe thanë se trupat e viktimave do të dërgohen në provincën perëndimore Afyonkarahisar.
Presidenti turk Abdullah Gul, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe të gjithë qytetarët turq janë duke mbështetur turqit që jetojnë në Gjermani.
Shtatë persona nga një familje, nëna dhe gjashtë fëmijët e saj të moshës nga 6 muaj deri 17 vjet kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu të dielën në qytetin Backnang të Gjermanisë. Trupat e tyre u gjetën në katin e parë të shtëpisë. Policia tha se zjarri shpërthu për shkak të një sobe të thyer dhe se nuk kishte asnjë shenjë zjarrvënie.
/mesazhi/