Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| | Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr? | |
Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr?
Pyetje:Selam Alejkum. Kam degju prej disa njerezve qe thojne se femrat varrosen me thelle se sa meshkujt. A ka kjo ndonje domethenie? Kisha pase deshire me me dhene argumente se cila eshte me e sakte. Esselamu alejkumPërgjigje:Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre në lidhje me thellësinë e varrit. Imam Shafiu thotë: Thellësia e tij duhet të jetë aq sa është i gjatë i vdekuri. Omer ibn AbdulAzizi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në kërthizë. Imam Maliku thotë: Nuk ka ndonjë gjë të caktuar rreth thellësisë së tij. Ndërsa Imam Ahmedi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në gjoks.Por nuk dij ndonjë dallim ndërmjet thellësisë së varrit të meshkujve dhe femrave. Me rëndësi është që varri të jetë i thellë dhe mos të zbulohet për shkak të ndonjë ere apo uji, që të ruhet dhe mos të merret nëpër këmbë trupi i të vdekurit.Thotë Imam Ahmedi: Hapet varri deri në gjoks. Burrat dhe gratë në këtë janë të njëjtë. (El-Mugnij – Kitabul Xhenaiz, 2/1576)Allahu e di më së miri.Omer Bajrami | |
|