Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Varrosen nëntë trupa që u nxorën nga orteku i borës – kërkohet i dhjeti Tue 14 Feb 2012 - 1:35 | |
| Në fshatin Restelicë sot është mbajtur ceremonia e varrimit të nëntë anëtarëve të familjes Reka që humbën jetën nga pasojat e një orteku bore.
Vendi është në ditë zie në nderim të viktimave të këtij fshati që ndodhet në komunën e Dragashit në Kosovën jugore.
Forcat e Sigurisë së Kosovës rifilluan sot operacionet e kërkimit për të gjetur edhe një person që besohet se ndodhet nën gërmadha.
Ekipet e shpëtimit nxorën nga gërmadhat e njërës nga shtëpitë një vajzë rreth 5 vjeçe, e cila i kishte mbijetuar ortekut ndonëse kishte qëndruar mbi 10 orë nën të. Gjendja e saj shëndetësore është e mire dhe ajo po trajtohet në qendrën spitalore të Prizrenit. Pesëvjeçarja është e vetmja e mbijetuar nga pasojat e një orteku të madh bore që ka shkatërruar gjashtë shtëpi në këtë fshat prej nga ekipet e shpëtimit nxorën trupat e nëntë personave. Qindra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit të mbështetur nga trupat e forcave paqeruajtëse dhe qytetarë të shumtë. Autoritetet thanë se orteku me një thellësi prej 10 metrash dhe me gjerësi prej 500 metrash kishte goditur 15 shtëpi në fshatin Restelicë, që ndodhet në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni.
Operacioni i shpëtimit ishte shumë i vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, që kanë pamundësuar depërtimin e makinerive të rënda në fshat dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e punëve të kërkim shpëtimit po kryhet me mjete dore. Autoritetet po marrin masa për të evakuuar një pjesë të banorëve të fshatit për shkak të drojës nga ortekët e tjerë.
Situata aktuale në vend bëri që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Gjatë takimit ai tha se qeveria ka angazhuar të gjitha burimet e saj në përpjekje për të tejkaluar situatën.
“Të gjitha potencialet janë vënë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, në radhë të parë për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve, zhbllokimin e vendbanimeve të larta të bllokuara nga bora, sigurimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, furnizimin e qytetarëve me energji dhe ngrohje dhe furnizim me mjete tjera të nevojshme për të përballur me situatën emergjente”, tha kryeministri Thaci.
Kosova tash e disa ditë me radhë është goditur nga moti i lig me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulta që kanë vështirësuar jetën. Reshjet e borës kanë shkaktuar shumë vështirësi në komunat perëndimore të Deçanit, Gjakovës, Junikut e Pejës, duke lënë edhe shume fshatra të izoluara. Vështirësi lëvizjeje ka edhe në disa komuna të tjera të Kosovës cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Trupat e Forcës së Sigurisë janë dërguar në disa zona për të hapur rrugët e fshatrave të izoluara nga bora e madhe. Gjendja aktuale ka bërë që vendi të përballet me vështirësi në furnizimin me energji elektrike, ndërsa shumë rrugë mbeten të pakalueshme. Policia ka bërë thirrje për të shmangur përdorimin e makinave përveç kur kjo është e domosdoshme.
Për shkak të motit të lig janë mbyllur shkollat fillore e të mesme dhe Universitetet. Gjendja aktuale ka bërë që të anulohen shumë veprimtari përfshirë edhe vizitën e ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë./voa/ | |
|