jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Nga hinudist në i krishterë pastaj në Islam | |
Tregimi në vazhdim është për një njeri nga Guajana i çili është bërë musliman pasi kishte qenë hindu dhe prift krishterë për 10 vjet.Emri i tij tani është Ahmed Tabarani. Ai kishte lindur një familje të varfër hindu në Guajana. Sidoqoftë, ai kishte pasur mospëlqim për adhurimin e statujave qëkur kishte qenë fëmijë. Pasi u rrit, ai u lidh me kishën lokale sepse adhurimi i trinisë (Zotit, Jezusit dhe Shpirtit të Shenjtë) ishte më i mirë se sa adhurimi i qindrave idhujve. Përfundimisht, ai u bë i krishterë dhe studio për shumë vite se si të bëhej një prift. Kisha i i pagoi shpenzimet për të gjitha udhëtimet dhe të jetesës. Familja e tij u bë shumë e kënaqur se ai ishte bërë i krishterë sepse varfëria e tyre ishte larguar. Si rrjedhojë e kësaj e gjithë familja e tij u bë e krishterë. Pas dhjetë vitesh shërbim si prift, ai gjithmonë zgjohej natën dhe meditonte. Ai kërkonte nga Zoti t’i tregonte se a ishte duke e ndjekur të vërtetën. Në njërën nga netët, ai pati një vegim. Ai pa tre njerëz të veshur në rroba të bardha dhe të gjata, duke veshur turban (lloj kapele) dhe kishin mjekrra, të çilët eçnin drejt tij dhe këta njerëz kishin ardhur t’ia tregonin religjionin e vërtetë. Pasi e pa këtë vegim apo vizion, shumë vite kaluan por ai nuk vërejti asgjë që do të ndodhte. Por një ditë, një grup i muslimanëve, vizituan një mesxhid afër vendit të tij të çilët thërrisnin njerëzit drejt Allahut. Atë pasdite, derisa ai ishte duke shkuar në kishë, ai i pa këta tre musliman të çilët ishin duke ardhur drejt tij. Menjëherë, atij iu kujtua vegimi. Ata tre musliman ngjanin saktësisht me ata muslimanët që ai i kishte parë në vegim. Pastaj ai iu afrua atyre dhe i pyeti për religjionin të çilin e pasonin. Muslimanët i treguan atij për Islamin dhe ai u bë musliman në vend dhe u largua i të qenurit prift. Varfëria përsëri kishte kapluar familjen e tij pasi ai kishte dhënë dorëheqje nga puna. Të gjithë anëtarët e familjes, veçanërisht nëna e tij, u zemërua në të, ngase ai ishte bërë musliman. Por, ai i tha këto fjalë nënës së tij: “E dashur nënë, unë mund të dhuroj një palë këpuçë të reja, por ato do të gërryhen nga jashtë. Unë mund të dhuroj një një fustan, por edhe ai do të bëhet i vjetër dhe i grabitur. Por, unë mund të dhuroj ty diçka që kurrë nuk mund të përfundoj. Nëna ime, thuaj “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij.” Nëna e tij ishte e prekur nga ky shkrim dhe u bë muslimane. Duke ndjekur atë, të gjithë të tjerët në familje u bënë musliman. Pë 15 vjet, Ahmed Tabarani është duke praktikuar muslimanizmin, duke i shërbyer Islamit me gjithë energjinë e tij. Ai momentalisht jeton në Kanada. | |
|
Mon 23 Jan 2012 - 20:46 nga Shemsi