Njeriu që pranoi se ka kryer shpërthimin dhe sulmin që la të vrarë 77
njerëz në muajin korrik në Norvegji, i ka thënë një gjykate se ai
meriton medaljen e lirisë për vrasjet që ka bërë dhe ka kërkuar që të
lirohet menjëherë.
Ekstremisti i krahui të djathtë, Anders Breivik, është paraqitur në
një seancë dëgjimore në Osllo të hënën, në të cilën ishin edhe të
mbijeturit e sulmit dhe familjarët e viktimave.
Breiviku ka pranuar se ka kryer sulmet ndaj ndërtesës qeveritare dhe sulmin në ishullin Utaja.
Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të fillojë në muajin prill.
Ai pretendon se masakra është provokuar nga politikat qeveritare të
imigracionit dhe e ka përshkruajtur atë si “sulm kundër tradhtarëve
shtetërorë”.
Një vlerësim i mëhershëm i psikiatërve gjen se Breivik është “i çmendur”. /rfe/