Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Çmimi i lirisë | |
- Cito :
- “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)
Vogëlushi im, dikur bleu disa zogj të bukur dhe një kafaz. Çdo ditë e shihja duke i ushqyer dhe furnizuar me ujin e nevojshëm. Një ditë, kishte harruar ta mbyllë kafazin dhe kur i hodhi sytë kafazit, pa që zogjtë e kishin braktisur atë bashkë me drithërat e shijshëm dhe ujin. Ata kishin dalë jashtë për tu mbushur me ajrin e shijshëm të lirisë. Me arratisjen e tyre, sikur na thoshin:”Për ne, liria është gjëja më e çmuar!”
Na lipset liri nga fshikullimat negative brenda egos tonë, nga fshikullima e ndikimeve dhe presioneve të jashtme, të cilat orvaten ta largojnë njeriun nga vetja e tij.
Kush pretendon se gëzon liri të plotë, jeton në iluzione. Barrierat dhe muret që na ndajnë nga liria absolute janë të shumta, të dukshme por edhe të padukshme. Herë pas here, ato e prangosin vullnetin e njeriut. Ka njerëz që i njohin mirë këto barriera, prandaj dhe u qasen me zgjuarsi dhe vetëdije, por ka edhe syresh të tjerë që i injorojnë totalisht, ose shtiren sikur i injorojnë.
Liria është diçka relative dhe diferenca dallohet teksa krahason ata që rendin për ta arritur atë, duke shprehur qëndrimet e tyre personale, fjalët dhe mendimet e tyre, jo të tjerëve, me ata që luajnë një rol të parashikuar nga të tjerët, ose që ndjekin një shteg që e gjetën të hapur para tyre, pa u lodhur fort të shtrojnë pyetjen: A jam unë ai që realisht po flet, apo është dikush tjetër, një hije, e cila flet me gjuhën e tij?
Ka njerëz të cilët dashurohen pas barrierave dhe u dorëzohen atyre, madje, u thurin këngë e vargje. Gjuha e tyre se ka aspak problem të zbukurojë të shëmtuarën dhe të shëmtojë të bukurën.
Ato janë barrierat e marrëdhënieve, të afërsive, të miqësive, të interesave, të kujtimeve, të shpresave dhe ambicieve, të pasurisë, të profesionit, pushtetit apo nevojave.
Janë qarqe që e rrethojnë njeriun në jetë, ia kufizojnë hapësirën e lëvizjes dhe i imponojnë më shumë kujdes dhe ndjeshmëri.
Ata që çlirohen krejtësisht nga këto barriera, janë ata që përfundimisht janë larguar nga kjo botë drejt botës tjetër. Sakaq, të gjallët variojnë nga të zhytur gjer në fyt, tek të zhyturit gjer në gjunjë.
Ai pa që kishte humbur shumë marrëdhënie, si lart ashtu dhe poshtë, kishte humbur shumë shanse të vyera. Megjithatë, ai ishte i kënaqur me këto humbje, sepse besonte se nga ana tjetër, kishte fituar shumë, kishte fituar shumë territore të gjera me veten e tij.
Jo, nuk pretendon se ka fituar veten realisht, por thjesht ka zgjeruar rrethin me veten, atë rreth ku është përndjekur nga miqtë, tifozët, mbështetësit dhe njerëzit e dashur. Herë pas here, është lodhur duke e krehur mirë këtë territor, me qëllim që ta dëgjojë sa më pastër zërin e vetes së tij.
Është mësuar me shijet e hidhura që pasojnë disa ngjarje, është mësuar ti presë edhe surprizat befasuese, ashtu siç është mësuar të ndërveprojë me shpirt sportiv me dështimet dhe disfatat. Është e sigurt që nefsi (egoja), si natyrë, i urren këto gjëra, por që mund të mësohet me to. Në fund të fundit, kjo është më e pranueshme sesa ta humbasë lidhjen e tij me veten.
Liria nuk ka të bëjë me mburrjen dhe kapardisjen, nuk ka lidhje me kundërshtimin e të gjithëve dhe marrjen e qëndrimit opozitar me çdo individ, linjë, rrymë apo me gjithçka të njohur për shkakun e vetëm se është e njohur, gjithçka të re për shkakun se është e re, apo me qeverinë sepse është qeveri! Por as me kërkimin dhe rendjen pas shkarjeve, si të ishin një thesar i çmuar.
Përvoja na tregon se shumë njerëz nuk e kanë problemin me një qëndrim, apo disa syresh. Ata duan që të jesh totalisht i tyre, të duan gjithmonë për vete.
Barriera e jetës bashkëshortore, barriera e punës, barriera e jetës akademike, ideologjike apo propagandistike, barriera e shoqërisë, barriera e rrymave kundërshtare, barriera e pushtetit, barriera e pasuesve, barriera e publikut dhe barriera e ortakëve.
Përveç tyre, kemi dhe barrierat e brendshme të egos, e sa të shumta janë këto, sa të vështira për të shpëtuar prej tyre, por dhe po aq të vështira për ti zbuluar. “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)
Njerëzit që mburren më së shumti me lirinë, janë pikërisht ata që janë më shumë të privuar prej saj. Ahme ibnu Daud pati thënë:”Shkova dhe u takova me imam Ahmed ibnu Hanbel para se të fshikullohet dhe i thashë:”O imam! Ke familje dhe fëmijë, ti vetë je i justifikuar.” Ai mu përgjigj:”Nëse kjo është logjika jote, qenke rehat.”
Këtu nuk bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar, ku njeriu mund t’ia qëllojë por mund edhe të gabojë. Gabimi në vetvete është diçka pozitive, nëse nxirret mësime prej tij, madje do të thosha që është pjesë e linjës së jetës.
Përktheu: Elmaz Fida | |
|