Ngushellimet te perzemerta per familijen Reka nga Restelica, nje lajm trondites arriti neper shtepijat tona ku humben jeten shume njerez, por nga debora e trazuar Zoti na dergoj nje drite, nje Vajze pese vjeqare mbeti pergjithmone deshmij e se mires dhe se keqes, dhe mbij te gjitha meshira e Zotit eshte e madhe dhe njerezit jane te ftuar te marrin mesim Elhamdulilah Allahu ja beft familjen prej Shehidve dhe Allahu ja mundsoft qe te takohen perseri ne Xhenet Amin...
. Ngushlime Familjes REKA
Asmira
Në fytyrën tënde të bukur
Pashë një buzëqeshje fëmijërore
Por ti nuk do gëzohesh
Kur do e ndërtosh njeriun prej bore.
Ndoshta do të frikësoj bora
E s'do e harrosh shkurtin asnjëherë
Ndoshta do e kujtosh përqafimin e nënës
Që do të mbaj të ngrohtë përherë
Asmirë,je heroeshë e jona
Ty të ndihmoj e shpëtoj Zoti
E je në zemrat tona.
E për ty na rrjedhë loti.
Të gjithë të vdekurve në këtë tragjedi
Zoti i Madh ,Xhenetin ua dhuroftë
E në botën tjetër më të mirë
Me Asmirën në një vend i takoftë.
Albin Mehmeti
12 shkurt 2012
Mon 13 Feb 2012 - 15:04 nga Jasemina