Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BBC u kërkon ndjesë Vëllezërve Myslimanë Thu 16 Feb 2012 - 0:25 | |
| Rrjeti britanik televiziv, BBC, ka shprehur keqardhje dhe u ka kërkuar ndjesë Vëllezërve Myslimanë në Egjipt, për shkak të programeve dezinformues të njëpasnjëshëm që rrjeti ka shfaqur gjatë regjimit të Mubarak.
Në këtë kërkesë për falje, BBC shprehet:”Rrjeti ynë pati ngarkuar kompaninë FBC e cila merrej me produksionin e programeve, por që ka pasur interesa të përbashkëta me regjimet vendase për të cilat bënin fjalë programet tona. Kështu, programet në fjalë i kanë shkelur kriteret e neutralitetit të vendosura nga komisioni përkatës.”
Kompania FBC në Egjipt reklamonte regjimin e Mubarakut si liberal dhe të hapur, ndërkohë që në emisionin e saj të titulluar “Syri i tretë” paralajmëronte rrezikun e islamikëve. Marrëveshja e kësaj kompanie me BBC kishte ardhur njëkohësisht me një marrëveshje të saj për ti shërbyer regjimit të Mubarakut për forcimin e marrëdhënieve me publikun.
Rrjeti i BBC e publikoi kërkesën për ndjesë e cila është ndjekur nga mbi 74 milionë shikues në të gjithë botën, si dhe e ndërpreu menjëherë bashkëpunimin me kompaninë e lartpërmendur, për të mos përdorur programet më të lira në kurriz të cilësisë dhe saktësisë.
Vlen të themi se bordi drejtues i rrjetit, ditët e fundit u ka kërkuar redaktorëve të saj të shmangin termin “ekstremist” për klerikun Ebu Katade dhe të mjaftohen me termin “fundamentalist” pasi “ekstremist” është një gjykim vlerësues i cili bie ndesh me neutralitetin mediatik. /ardhmeriaonline/ | |
|